Vettingu, jo më parë se 27 gushti?

Postuar në 28 Korrik, 2016 16:09

Miratimi i projektligjit të vetting -ut në seancën plenare të 11 Gushtit është i pamundur. Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit përcaktojnë qartë një set rregullash, që normojnë kohën që i duhet parlamentit për të shqyrtuar një ligj që kërkon shumicë të cilësuar për t’u miratuar, edhe në rastet kur mund të ketë situatë të jashtëzakonshme.

Neni 74 i Kushtetutës pika dy dhe tre e tij përcaktojnë se:

2. Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve. (28 deputetë) 3. Sesionet e jashtëzakonshme thirren nga Kryetari i Kuvendit në bazë të një rendi dite të përcaktuar.”

A është vettingu një ligj që mund të kalojë në seancë të jashtëzakonshme? Ekspertët janë të mendimit që po, por gjithsesi, për ta miratur atë është detyrim ligjor përmbushja e procedurave parlamentare dhe kushtetuese. Nevoja e respektimit të procedurave vjen edhe për shkak se ky është një ligj delikat.

Neni 69 i rregullores, në pikën 3 sqaron se, edhe për rastet e situatave të jashtëzakonshme, duhet të kalojnë dy javë nga data e paraqitjes së projektligjit në Kuvend, që ai të futet në kalendarin e punimeve.

“Projektligjet nuk mund të futen në kalendarin e punimeve të Kuvendit pa kaluar të paktën dy javë nga data e paraqitjes së tyre, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore përcaktohet ndryshe.”

Procedura e përshpejtuar është e përjashtuar për këtë rast, pasi ligji i vettingut miratohet me 3/5. Ndaj afati që aplikohet është ai normal, prej dy javësh.

Thënë ndryshe, edhe nëse do të kishim një seancë plenare pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese në 11 Gusht, më parë do duhej të kishte një kërkesë që të shqyrtohej projektligji i vettingut, e cila ende mungon dhe duket vështirë që të bëhet pa hyrë në fuqi baza kushtetuese e atij ligji, me paketën e miratuar me konsensus më 21 Korrik.

Mosrespektimi i rregullores do të krijonte konflikt edhe me nenin 78 të Kushtetutës, i cili thotë se “Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë”.

Projektligji nuk i është paraqitur Komisionit të Posaçëm të Reformës. Ai u është shpërndarë anëtarëve të komisionit mbrëmjen e të martës se 26 Korrikut, por kjo përbën vetëm njohjen e tyre me një material pune dhe nuk konsiderohet paraqitje zyrtare në parlament.

Nëse ndiqet procedura kushtetuese, prej ditës kur hyn në fuqi paketa e ndryshimeve për reformën, data 27 Gusht duket më e mundshmja, që Kuvendi ta miratojë ligjin e vetingut.

14 ditë nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së re, Komisioni mund ta miratojë ligjin e vetingut dhe raporti i tij i paraqitet Kuvendit jo me vonë se dy ditë para seancës, siç e përcakton neni 70 i rregullores së Kuvendit.

Duke i përllogaritur afatet në kohë minimale, nëse komisioni do të ndjekë edhe seanca dëgjimore me grupet e interesit, për shkak se bëhet fjalë për një ligj të rëndësishëm dhe delikat, kjo seancë do të zhvillohej në ditët e para të Shtatorit. Ndërkohë që me 4 Shtator nis edhe sesioni i ri parlamentar.

Kështu, mbledhja e parlamentit më 11 Gusht, menjëherë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuse, nuk do t’i shërbejë miratimit të ligjit të vetingut. Një seancë në shkelje të rregullave kushtetuese, mund ta bëjë seancën nul dhe e ekspozon ligjin përballë ankimesh në Gjykatën Kushtetuese.

Tv Klan

Comments

Submitted by vetingu si mitingu (not verified) on

Ky autori pa emer, mesiguri eshte kelysh i PD.
Vetem ata qe e dijne se do te hyjne ne biruce, e shtyjne dhe e shtyjne per ne kalendat greke kete ligj, nga i cili ruhen si djalli nga temjani.
Qellimi i shtyrjes, eshte qe ne shtator e prapa, do te bjere interesi i BE dhe i SHBA per Zhqiperine, dhe keshtu qe te mund te bejne terkuze drejtesine me keq se sa e kane bere

Submitted by redaksia on

Ashtu duhet te jete, se me zuri veshi nje si bicim ham ham kur e bera copy paste nga faqja e Klanit. Vetem se me duket Kushtetuta dhe Rregullorja keshtu thote, sic e shkruan ai

Submitted by Vetingu si mitingu (not verified) on

Shkruajta per autorin e jo per ju si REDAKSI.
Pikerisht, per Kushtetute, e Ligje, behet fjale.
Po te keni niohuri juridike, data 11 gusht, eshta data nga ku mund te implementohen te gjitha ligjet qe i bashkangjiten Kushtetutes se ndryshuar, e jo sikunder shprehet AUTORI pa emer per me 27 gusht.
Kaq sa per sqarim.
Besoj se, jo cdo gje qe shkruan ANONIMI i mesiperm, e ka te sakte dhe te kulluar, per mos te thene te indoktrinuar nga molepsja salushiste, lulishte, etj, etj, etj.
Gjithmone me konsiderate per ju.
Te fala profesorit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Sot te takonte nick-u "E enjte" sic e ke vene ne nje koment tjeter.
Te fala Edvin Bythaman Rames. Pergatitu per ndonje pune tjeter se po ju vjen fundi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.