Bllokohet shitja e mishit të viçit për 2 javë, shkak infektimi nga dermatoza nodulare

Postuar në 28 Korrik, 2016 17:51

Të paktën për 2 javë do të ndalohet  shitja e mishit të viçit me origjinë Shqipëria.  Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti  tha se për të parandaluar përhapjen e kësaj semundje, kryesisht te lopët dhe viçat me lëkurë të infektuar nga pickimi i insekteve, përgjatë dy javëve do të kryhet vaksinimi i gjedhëve në të gjithë vendin.  Për pasojë shitja e mishit të viçit për këtë periudhë nuk do të lejohet.

“Është strategjia e kontrollit të sëmundjes që parashikon mbylljen e tregjeve të hapura të kafshëve. Kjo është një masë provizore. Siç thashë, pasi të stabilizohet imuniteti në kafshë, ne do të hapim menjëherë tregun, por ne nuk mund të rrezikojmë për hir të disa interesave ekonomike, që unë kam natyrisht mirëkuptimin tim. Nuk mund të rrezikojmë të hedhim në erë blegtorinë e vendit pikërisht për shkak të disa interesave”- deklaroi Panariti. Prej dy muajsh është bllokuar importi i mishit nga vende si Serbia, Kosova, Maqedonia e Rumania që janë  prekur nga kjo sëmundje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.