Ambasadori turk: “Investimet tona janë 2 mld$ dhe punësojnë 10 000 vetë. Besojmë se do të hidhen hapat e duhur kundër gulenistëve në Shqipëri”

Postuar në 28 Korrik, 2016 14:57

Ambasadori turk në Shqipëri, Hydajet Bajraktar i ka dhënë një imtervistë gazetës “Shekulli”, përmes së cilës sqaron pozicionin e Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të 16 korrikut. Ai ka deklaruar se Turiqa pret bashkëpunim nga të gjitha vendet dhe ka marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Bajraktar shton se “është gabim që t’i faturohet cdo gjë që ndodhi ushtrisë”, duke theksuar rolin që qeveria turke i jep organizatës FETO, të themeluar nga Fetullah Gulen. I pyetur mbi ndikimin që kjo që ndodhi mund të ketë në raportet me Shqipërinë, Bajraktari ka përdorur një gjuhë ambige, por me mesazhe që kuptohen mirë:

E dimë që institucione të lidhur me FETO-n veprojnë edhe në Shqipëri. Vendi ynë e ka përparësi shkatërrimin e të gjitha zgjatimeve të FETO-s, kësaj strukture terroriste. Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë në nivel të përkryer. Vlera e investimeve tona në Shqipëri është mbi dy miliardë dollarë dhe falë këtyre investimeve janë punësuar rreth 10.000 vetë. Për më tepër marrëdhëniet midis vendeve tona janë të sinqerta. Në këtë kuadër ne besojmë me gjithë zemër se do të hidhen hapat e duhura”. 

 

http://www.shekulli.com.al/p.php?id=468479&ambasadori-turk-ne-tirane-gja...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.