Qeveria jep për 20 vjet në përdorim bregun e Palasës dhe Himarës. Përfituesi, Samir Mane

Postuar në 27 Korrik, 2016 21:26

Një pjesë e vijës bregdetare në Palasë e Himarë do t’i jepet për 20 vjet në përdorim një resorti turistik që po ndërtohet nga Balfin Grup,  që drejtohet nga Samir Mane. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, ku thuhet se  qeveria vendos lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike. Afati për përdorimin e brigjeve sipas këtij vendimi të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj - 30  shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m² në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Himarë.

E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Green Coast”, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Himarë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.