Kryetarja e Komisionit të Integrimit: Çelja e negociatave në varësi të zgjedhjeve parlamentare

Postuar në 27 Korrik, 2016 20:38

Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe një aleate e nënkuptuar e Edi Ramës në procesin eventual të votimit të reformës në drejtësi pa konsensuin e PD-së, tha sot për AbcNews se kalimi i ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve shoqëruese, mund të çojnë në propozimin nga Komisioni Europian, për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.  7 ligjet që po diskutohen duhet të miratohen para muajit tetor, kur edhe publikohet raporti vjetor, në të cilin sipas Bregut, mund të ketë një propozim nga Komisioni.

Ngjan pra e pakuptueshme klima e provokuar së fundmi nga socialistët me përpjekjen për përshpejtim të procedurave jashtë kalendarit kushtetues. Më tej, Bregu, ka deklaruar se për çelja e negociatave varet nga dy faktorë të tjerë: dekriminalizimi dhe zgjedhjet e vitit 2017. Të dyja kërkesa që varen ekskluzivisht apo në pjesë kryesore nga qeveria dhe rrjedhimisht duhet të jenë prioritet i saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.