“Të besosh proamerikanët, pasardhës të ish-byroistëve, njësoj si të besosh Sabattai Zevin duke kënduar sure islame në xhami”

Postuar në 27 Korrik, 2016 13:31

Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ish-funksionar i lartë në Ministrinë e Jashtme, shkruan sot në gazetën “Panorama” një opinion mbi ndarjen pro dhe antiamerikane, që artificialisht është rifutur në politikën shqiptare së fundmi. Berisha i përmbahet një lloj ndarjeje klasore në këtë drejtim, duke nënvizuar se aktet politike të para ’90-ës nuk mund të zhbëhen me hosanatë e pas ’90-ës. Dhe këtu lidhjet biologjike të një kaste të caktuar me ish-Byroistët  antiamerikanë nuk ka sesi të mos mbahen parasysh.

Kur vdiq Sabatti Zevi dhe vajtën ta marrin për ta varrosur, nën kokën e jastëkut të tij nuk gjetën Kuranin e Shenjtë të Islamit, të cilit i ishte betuar para Sulltanit, por Torahun, Librin e Shenjtë të hebrenjve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me komunistët shqiptarë: Në vitin 1990 ata u vunë përpara dy zgjedhjeve: O me Perëndimin, o me urinë masive që po pllakoste vendin dhe izolimin total. Ata u bënë dönmeh, pra u shndërruan në të dashur të Euro-Amerikës dhe tani vonë sajuan edhe sektin e tyre me emër Rilindja, e cila po na vdes ndër duar me librin “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”, nën jastëk, duke bërtitur: “Rroftë Amerika!”, shkruan Berisha. Dhe pak më tej diçka nga memoria e ngjarjeve jo shumë të largëta, kujtimi i të cilave konfirmon deformimin e çdo morali politik.

Tek i sheh ata të përgjërohen për Amerikën të vijnë ndër mend transmetimet televizive të fundvitit 1990: Byroja Politike, Ramizi më vemjet e tij, që mendonin se a duheshin përdorur armët apo jo që të mposhteshin ata, proamerikanët, “reaksionarët”, “agjentët e Amerikës”, fëmijët dhe të afërmit e të arratisurve në Amerikë!? Tani brezi tjetër i byroistëve na del më proamerikan se vetë ata që shembën diktaturën e tyre. Të shohësh në televizionin shqiptar djem anëtarësh të byrosë, djem të sekretarëve të Parë, madje edhe djalin e një nënkryetari të Komisionit të Dëbim Internimeve ndaj njerëzve që iu arratiseshin të afërmit në Amerikë, tek flet në emër të proamerikanizmit, është si të besosh Sabattai Zevin, duke kënduar sure islame në xhami”, vijon ish-ambasadori(http://www.panorama.com.al/reforma-mbaroi-kush-jane-pro-dhe-antiamerikanet/).

 Pavarësisht qasjes dhe anshmërisë, sentimenti që provokohet në këtë situatë që është krijuar është legjitim, pasi është vërtet mençuri dhe zgjuarësi të ndryshosh Mendimin për gjërat, por jo të Ndryshosh Pllakën në këtë farë feje. Nuk është çudi që edhe ai Instituti për Kujtesën që po krijohet aktualisht, të jetë një nismë për të shpërndarë ca rroga, njësoj sikurse një mënyrë institucionale, për të transferuar dijen historiografike për Luftën Nacionalçlirimtare nga premisat e aleancës me popujt sovjetikë, në një luftë drejtimi kryesor i së cilës ishte aleanca me anglo-amerikanët. Në Shqipëri jetojmë, ndodh çdo gjë.  

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Cuditerisht nje ish-ambasador, perfaqesues i shtetit shqiptar dhe funksionar i larte i tij ne shekullin e 21-te jem vleresime infantile mbi filozofine e thelle te "pro-amerikanizmit". Si idete ashtu edhe mesazheri i ketyre ideve te shprehura ne kete artikull jane jashtezakonisht problematike, mbase edhe kryekeput te shtrembra.
E para, z. M. Berisha gjykon me kritere biografike opinionet e sotme te njerezve te ndryshem. Mentalitet i mbrapsht komunist qe paragjykon njerezit dhe i koncepton ata te lidhur me opinionet e prinderve apo te gjysherve te tyre. Si ne komunizem ashtu edhe ne "tranzicionin" shqiptar drejt demokracise eluzive, ka arsye oportuniste perse ndodh keshtu. Leadership-i qe sapo merr pushtetin, si ne Komunizem ashtu edhe ne "Demokratizimin" e viteve '90 vinte nga familje anonime, intelektualisht thuajse inferiore, prinderve te te cileve nuk u ishte kerkuar kurre nje opinion me te cilin te mund te mburreshin ose per te cilin te mbanin pergjegjesi me vone. Vetem kundershtaret e tyre kishin kete barre teorike ne kurriz. Psh nese opinionin e babait te kryeministrit aktual pak a shume e njohim te tere, prindrit e z. Berisha nuk jane aspak te njohur per publikun. Keshtu goditjet ndaj "femijeve te bllokut" jane hile te vogla te nje lufte asimetrike dhe te pandershme.
Se dyti, "pro-amerikanizmi" nuk eshte ndonje ideologji e stabilizuar dhe as nuk ka ndonje definicion te pranuar te tij (a je pro-amerikan nese pranon ideologjine e nje Presidenti Trump apo te nje Presidenteje Clinton?). Pergjithesisht ne shqiperi perdoret (ne menyre injorante) si sinonim i vlerave te demokracise liberale. Por termi "pro-amerikan" ne vetvete tregon nje njeri qe mban anen e nje shteti te huaj (Amerikes), pavaresisht sa e drejte eshte pikpamja qe ai shtet perkrah dhe pavaresisht sa e mire eshte ajo pikpamje per vendin tend.
Se treti, leksione pro-amerikanizmi mund te presim nga nje person konsistent ne kete drejtim. Z. Berisha nuk eshte burimi i duhur per te pire ate uje. Kush mund te harroje artikujt famekeqij qe ka shkruar ne fundin e viteve '90 bashke me Edit Harxhin? Ne ta as me pak e as me shume, akuzohen eksponente te administrates Amerikane, madje edhe vete CIA qe paska organizuar nje rebelim kunder rendit kushtetues ne Shqiperine e vitit 1997....

Submitted by Hamdi (not verified) on

Cuditerisht, komentuesi astrit nuk e ka problem te vertetoje tezen e rames analfabet funksional...te jesh proamerikan nuk do te thote qe duhet te bertasesh pro amerikes dhe ne emer te saj, nuk do te thot as te identifikohesh me trum apo clinton apo bush... Pro american do te thot qe ne rradhe te pare e don vendin tend, ke vlera dhe dinjitet, interesat e kombit dhe integritet, tolerance ndaj mendimit te tjetrit, dhe me e rendesishmja eshte FAMILJA. E nese Familja eshte e rendesishme, i bie qe te bijte e baballareve nuk ikin dot nga geni, e nese arrijne ti ikin genit, ateher jane bastarde...pra rilindja ose jane bijte e baballareve ose bastart...zgjedhje e veshtire apo jo???

Submitted by V U Q I D O L I (not verified) on

Ore ish ish ish ambasador i shqiperise, ne Angli, ore ish ish ish pergjegjes i shtepise se kultures Lac, ore ish ish ish . . . nuk e dij c'te te te them me pare si ish ish ish, qe te mbarom llagapi me ish, qe ishe, je dhe do te mbetesh kokra e malokut duke qene perfaqesues tipik i shprehjes DRU ME PRE, te pakten per sy e per faqe, per t'u dukur njecike modern, te ndryshoje ate shejtan mbiemri, qe mos te merrej vesh se je kushuri i afert (djale xhaxhai), me kryemalokun Sali Rame Berisha prej Vuqidoli (po e shkruaj me q, mbasi ashtu e shqiptoni dhe e shkruani ju malokhanja DRU ME PRE).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.