Reforma rikonfirmoi Bashën në krye të PD, LSI punoi për veten

Postuar në 26 Korrik, 2016 17:40

Berisha nuk e fsheh entuziasmin që Lulzim Basha u perceptua si fitues në betejën për reformën në drejtësi. Me konsensusin e fituar për reformën në drejtësi në PD do të ketë më pak arsye për ta kontestuar Lulzim Bashën dhe kësisoj edhe roli i Berishës do vazhdojë të jetë parësor në zhvillimet brenda opozitës. Në një interevistë për Tv Klan ai thekson faktin se udhëheqjen e këtij procesi e ka bërë Lulzim Basha dhe grupi që drejton PD-në aktualisht. “Pa diskutim Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë si president dhe kryeministër dhe jam përpjek qoftë në PD dhe me partnerët të jepa ndihmesën dhe mendimet e mia në mbështetje të një reforme që duhet të garantojë një sistem gjyqësor të pavarur e përgjegjës para ligjit”-komenton Berisha.

I pyetur sesi duhet të veprojë Basha me deputetët rebelë si Eduard Selami, Berisha lë të nënkuptohet se ata që dolën kundër duhet të ballafaqohen me pasojat, për të cilat në këtë rast duhet të mendojë Basha. “Zoti Selami nuk e ka mohuar një gjë të tillë, nuk e  quaj një veprim të drejtë. Por ka patur edhe një moement, të jemi të sinqertë, çështjet shkonin në nivele të larta dhe shumë të larta dhe ata  nuk kishin një informacion on line. Nuk kishin pasi nuk ishte info që të bëhej publik nga kryetari i partisë pa patur rezultatitn e tij.  Unë nuk ndërhyj në asnje problem organizativ te PD-së , unë jam ish-kryetar i dorehequr”shton më tej Berisha.

Ish-kreu i PD-së tregon qartë se është pro një aleance me LSI-në para ose paszgjedhore, nisur nga qëndrimi që Ilir Meta mbajti për reformën në drejtësi. “Ky ishte konsnus i imponuar nga opozita. LSI nuk punoi për ne, por për programin e vet. Njeriu që luftoi të  bëhej kryeprok dhe kryegjykatës mori atë që meritonte. Qëndrimi i  Metës e LSI-së ka ndryshuar thelbësisht, pasi erdhi projekti i Venecias që kishte rrëzuar në 38 nene projektin Rama-Xhafa me akuzat më të rënda. Ilir Meta kur dërgoi projekt krahas atij të dytit, ai faktikisht e shkatërroi projektin e tyre krahas oponencës sonë dhe u tha që një krah i qeverisë e don drejtësinë e pavarur dhe një krah tjetër jo”-thekson Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.