Kasaphanë në Japoni, 26 vjeçari ther me thikë 19 persona me aftësi të kufizuar (foto)

Postuar në 26 Korrik, 2016 11:28

Një 26-vjeçar masakroi me thikë të paktën 19 persona dhe plagosi 30 të tjerë në një qendër të Personave me Aftësi të Kufizuar në Japoni.
Sipas mediave lokale, autori i masakrës është Satoshi Uematsu, ish-punonjës i kësaj qendre, i cili u vetdorëzua.
“Po, unë e bëra krimin. Doja të shpëtoja botën nga personat me aftësi të kufizuar”, kjo ka qenë deklarata shokuese që autori ka dhënë para hetuesve të çështjes, duke pohuar dhe qëllimin e aktit të tij makabër. Uematsu tha se duke vrarë personat me aftësi të kufizuara do të stimulohej ekonomia botërore dhe ndoshta do të parandalohej Lufta e Tretë Botërore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.