Viti elektoral, qeveria rrit me 8.5% shpenzimet kapitale

Postuar në 25 Korrik, 2016 10:56

Viti zgjedhor 2017 do të shënojë një rritje të fortë të shpenzimeve qeveritare për investime publike. Këshilli i Ministrave ka miratuar buxhetin afatmesëm 2017-2019, ku bie në sy se shpenzimet për rrugë, shkolla, ujësjellës e kanalizime do të rriten me 8.5% vitin e ardhshëm.
Për të tre vitet e qeverisjes së koalicionit shpenzimet për vepra publike kanë qenë mjaft të ulëta. Viti 2016 shënoi edhe kuotën më të ulët të tyre për 6 vitet e fundit, duke qenë se shpenzimet kapitale ranë në 59 miliardë lekë.
Por duket se situata e tyre do të ndryshojë dukshëm për vitin zgjedhor, kur qeveria ka planifikuar ta ngrejë zërin e shpenzimeve kapitale në 64 miliardë lekë, raporton shqiptarja.com. Ajo që bie në sy në buxhetin afatmesëm është edhe rritja e dukshme e fondit të kontingjencës. Për vitin zgjedhor 2017 ku fondi do të rritet në 3 miliardë lekë, nga 2 miliardë lekë në këtë vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.