Pikëpyetjet e ish-atashehut mbi minigrushtin e shtetit në Turqi

Postuar në 25 Korrik, 2016 11:24

Pas ngjarjeve të 15 korrikut në Turqi nga shumë analistë, gazetarë dhe njerëz të politikës u ngritën dyshime për grushtin e shtetit dhe u përforcua bindja se tentativa ishte një skenar i organizuar nga vetë Erdogan. Një ushtarak mund ta lexojë situatën më në detaje nisur nga dinamika e ngjarjeve. Por edhe në këtë rast pikëpyetjet mbeten të shumta. Ish-atashehu ushtarak në Republikën e Turqisë në vitet 1993-2001 Hajro Limaj thotë për gazetën Shekulli se edhe pse ka Kaluar një javë nga minipuçi ushtarak në Turqi dhe shumë gjëra janë në errësirë, të paqartësuara.
"Një nga analistët më të mirë të Turqisë, Melih Ashëk, shkruante dje në gazetën “Milijet” pikërisht për këtë errësirë. Dhe e thotë këtë shqetësim nga Turqia, e cila po zbaton ligjet e ashpra të gjendjes së jashtëzakonëshme. Ai pyet:
"Kush ishte truri apo ekipi trunor i kësaj lëvizjeje për grusht shteti, kush e shtypi butonin? Përse nuk publikohet ky grup trunor?
-Kryetari i SHIK-ut, i cili informoi direkt Shefin e Shtamadhorise në orën 16. për çfarë shkaku nuk e kërkoi në telefon gjatë natës kryeministrin dhe presidentin? Shefi i Shtarmadhorisë, i cili u paralajmëtua nga kryetari i SHIK-ut në orën 16, përse nuk mori asnjë masë për të siguruar menjëherë vehten dhe shtabin? Përse nuk i thirri menjëherë në Ankara komandantët që ndodheshin jashtë Ankarasë?".
Dhe më poshtë vazhdon: Grushtshtetasit kë kishin caktuar për kryeministër? Kush do të ishin anëtarët e qeverisë?...Pra këto janë errësirë...".
Kur Erdogani pretendon për një grusht shteti nga ushtarakët, çfarë ka me botën akademike të të gjithë Turqisë dhe me civilët që ishin jashtë këtij minigrushti? Prandaj shumë politikanë dhe analistë të botës demokratike shprehen se "listat kanë qenë të parapërgatitura" dhe Erdogani i vuri në zbatim mënjëherë" nga grushti i shtetit që i dha Zoti"- thotë Limaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.