Lotaria Kombëtare i kalon kompanisë "Novomatic Gaming"

Postuar në 25 Korrik, 2016 15:45

Koncesioni i Lotarisë Kombëtare në Shqipëri shet 100 % të aksioneve në një tjetër kompani austriake. Autoriteti i Konkurencës në mbledhjen e fundit të tij dha një vendim mbi të cilin miraton shitjen e aksioneve të Lotarisë Kombëtare tek kompaniar Novomatic Gaming. Vendimi është publikuar edhe në faqen zyrtare të Autoriteti të Konkurencës. Kreu i Autoritet të Konkurencës, Lindita Lati e pyetur nga Tema TV, ka konfirmuar shitjen e aksioneve të Lotarisë Kombëtare. “Ajo që Autoriteti i Konkurencës vlerëson në të tilla kontrata është të verifikojë nëse kompania që blen aksionet ka përqëndrim në treg. Nga vlerësimi ynë rezulton se Novomatic Gaming nuk ka përqëndrim në tregun shqiptar, pasi nuk kryen aktivitet të lojërave të fatit, por është furnizuese e këtij tregu”, ka thënë Lati për Tema Tv. Ndërsa gjatë vlerësimit të bërë nga Autoriteti edhe të aktivitet të Lotarisë Kombëtare, një koncesion 10 vjecar, ka rezultuar se ka ulur të ardhurat që përfiton shteti prej tij. “Në vlerësimin tonë një pikë tjetër që hasëm gjatë vlerësimit është fakti se ky koncesion po rezulton jofitimprurës, pasi ka ulur përfitimet e shtetit nga viti në vit. “, tha ndër të tjera Lati.

Në tre vjet që ka funksionuar, Llotaria Kombëtare ka akumuluar humbje të mëdha financiare. Të dhënat zyrtare nga QKR tregojnë se vetëm vitin e kaluar, humbjet e kompanisë ishtin rreth 500 milionë lekë, ndërsa në tre vitet e marra së bashku ato arrijnë në mbi 1.2 miliardë lekë. Ndërkaq, ndryshimin e emrit të kompanisë që përfiton kontrollin direkt të Lotarisë Kombëtare, e kanë konfimruar edhe përfaqësuesit e këtij koncesioni. Drejtoresha e Marketingut pranë Lotarisë Kombëtare, Linda Dervishi e pyetur nga TemTv e pohoi ndryshimin e aksionerit. “ Lotaria Kombëtare nuk ka pronar, pasi është një shoqëri aksionere. Sa i përket pyetjes suaj, o është e vërtet që është ndryshuar një nga aksionerët që ka kontrollin mbi Lotarinë Kombëtare”, ka deklaruar Dervishi.   Autoriteti i Konkurrencës me një vendim të tij miratoi në mbledhjen e fundit të saj:  “Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit nga shoqëria Novamatic Gaming Industries GmbH të 100% të kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H”.

 

Palët në transaksion

 

Tashmë 100 % të aksioneve të Lotarisë Kombëtare do të zotërohen nga Novamatic Gaming Industries GmbH (“NGI”), në cilësinë e ndërmarrjes blerëse, Kjo është një shoqëri e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit austriak me seli Austri. Ajo është aktive në prodhimin e komponentëve, të cilët përdoren më pas për fabrikimin dhe asemblimin e pajisjeve të lojërave elektronike. Portofoli i NGI-së për terminalet e lojërave elektronike dhe zgjidhjet teknologjike i përmban të gjithë segmentet e produkteve të industrisë së lojërave të fatit. Shoqëria është prezente në Shqipëri me anë të filialit të saj Eagle Investment SH.A.

 Albanisch Österreichische Lotterien Holding Gesellschaft m.b.h (AÖLGH): në cilësinë e shoqërisë  që shet, është një shoqëri e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit austriak me seli në Vienë, Austri. Shoqëria zotëron filialin e saj në Shqipëri, shoqërinë Lotaria Kombëtare Sh.p.k (“LK”) , e njohur gjithashtu si lotaria kombëtare në Shqipëri, e cila përbën dhe objektin ekonomik të transaksionit. LK është e pajisur me licencën ekskluzive të Lotarisë Kombëtare për 10 vjet nga Ministria e Financave në bazë të Marrëveshjes së Licencës të ratifikuar me Ligj nr. 95/2013. 

"TemaTv"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.