Funksionimi anormal i koalicionit PS-LSI "shitet" si normalitet

Postuar në 24 Korrik, 2016 10:41

Në një vend normal, piruetat e Ilir Metës kundër qeverisë do kishin sjellë një prishje të koalicionit dhe ndarje përfundimtare të PS me LSI-në. Publikisht Ilir Meta rriti tonet ndaj partnerit në koalicion, duke përcjellë mesazhe në distancë për bashkëkryetarin e Aleancës, me të cilin komunikimi duket se është në ditë të vështira.

Megjithatë LSI- u zbut dhe bashkëqeverisja nuk duket se do ketë probleme parimore, përderisa të dyja palët vazhdojnë të marrin në terma praktikë frytet e pushtetit. Vetëm kështu mund të shpjegohen deklarata e Petrit Vasilit dhe Fatmir Xhafajt se debatet për reformën në drejtësi i shërbyen në një farë mënyre edhe reflektimit për një ridimensionim të koalicionit.

I pyetur për këtë marrëdhënie, Fatmir Xhafaj pranoi se funksionimi i koalicinit është anormal, por për sociListët, kjo është një premisë për të rikthyer dashurinë me "armikun" në pushtet.
"Më duhet të them se kjo reformë në këto 20 muaj mund të ketë shkaktuar shumë turbulenca, padyshim edhe në radhët e mazhorancës. Kurse kur flasim për marrëdhëniet mes dy forcave kryesore që përbëjnë mazhorancën, unë nuk mendoj që lidhet aq shumë me ketë gjë në vetvete se sa me probleme të nevojës për një funksionim shumë më të mirë se deri tani të mazhorancës dhe të raporteve ndërmjet dy forcave kryesore politike të mazhorancës. Nuk kam pse ta fsheh që nuk shoh një funksionim normal, nuk shoh një marrëdhënie të shëndetshme në këtë fazë, pas 3 vitesh të funksionimit të kësaj aleance"-deklaroi Fatmir Xhafaj, duke vërtetuar në një farë mënyre se pavarësisht ndasive dy partitë e kanë një gjë të përbashkët, alibinë para publikut se përse duhet të qëndrojnë në pushtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.