Kancelarja e Gjykatës së Apelit në Durrës në gjyq për korrupsion

Postuar në 23 Korrik, 2016 13:43

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kancelaren e Gjykatës së Apelit, Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…të funksionarëve të drejtësisë”. E pandehura akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit në këtë gjykatë. Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda, dërgon për gjykim edhe shtetasin Gëzim Shala, i akuzuar për « ushtrim ndikimi të paligjshëm ». Ky shtetas ka ndërhyrë tek e pandehura Mandija për të « ndihmuar » qytetarin që kërkonte shqyrtimin e çështjes së tij në një kohë sa më të shpejtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.