Ish-kryeminstri francez Alain Juppe, kundër anëtarësimit të Turqisë e Shqipërisë në BE

Postuar në 23 Korrik, 2016 12:11

"Turqia nuk ka vend në BE". Kështu deklaroi  për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ish kryeministri francez Alain Juppe (Alen Zhype)  dhe kandidat për kryetar i Partisë Republikane  në Francë. "Sipas mendimit tim ne duhet t’i japm fund procesit të zgjerimit të BE-së”, ka thënë Alain Juppe, duke shtuar se "BE-ja është dobësuar deri në këtë pikë, ku është shumë e rrezikshme t’i bashkohet një në këtë moment një vend i madh si Turqia. "

"E njëjta gjë vlen edhe për vendet e Ballkanit", deklaroi politikani francez. "Ne nuk mund të ndërtojmë një kat të ri në një shtëpi me themele të brishta"-deklaroi Zhypen.Negociatat e pranimit të Turqisë në  BE-në filluan në vitin 2005. Veç saj janë gjashtë vende të Ballkanit që diskutojnë mundësinë e anëtarësimit: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.