LSI mbetet në koalicion, Manjani: S'kemi arsye pse të shkelim marrëveshjen

Postuar në 22 Korrik, 2016 09:30

LSI do të qëndrojë në qeveri, pavarësisht zhvillimeve që vunë në pikëpyetje koalicionin e majtë. Të paktën këtë konfirmoi Ylli Manjani për Opinion, kur u pyet nëse LSI do të ndërmarrë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama. "Në dijeninë time më të mirë jo, s’kemi histori, skenarë me vijë apo prapavijë. Kjo është një histori që LSI është e njohur për respektimin e marrëveshjeve politike dhe s’kemi asnjë arsye të vëmë në dyshim afatet e respektimit të marrëveshjes politike"-tha Manjani duke shtuar se "Shumë shpejt do vijë momenti sepse ne do duhet të bëjmë një bilanc të funksionimit të gjërave në koalicion, se çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi dështuar, besoj se reforma të mëdha janë bërë, vlerësimi i një koalicioni s’është me një pozicion të caktuar".
Nga ana tjetër edhe PS nuk dëshiron një ndarje të koalicionit, por nuk e fsheh nevojën për të sheshuar mosmarrëveshjet e lindura gjatë kësaj periudhe. “E ardhmja e koalicionit është ndikuar shumë nga kjo marrëdhënie e krijuara këto 4-5 javët e fundit. Ka lënë shenjë në mirëqenien e koalicionit. Natyrisht që u takon krerëve të dy partive kryesore në vend të ulen të diskutojnë hapur, pa mbajtur asnjë rezervë, sy më sy, e të vendosin për të ardhmen e këtij koalicioni. Me rëndësi që diskutimi të jetë i hapur, i ndershëm mbi të gjitha, i drejtë, sepse këto janë parime për të cilat kemi votuar edhe unë brenda partisë sime. Duhet një vlerësim i plotë se çfarë ka ndodhur brenda 3 viteve, sa përpara kemi ecur në këtë marrëdhënie koalicioni dhe në fund fare të merret edhe një vendim shumë i qartë”,- ishte prononcimi i dhënë nga Brace për “Ora Neës”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.