Basha: Beteja e radhës, reforma zgjedhore

Postuar në 22 Korrik, 2016 10:25

Mbyllja e reformës në drejtësi hap një front të ri për opozitën. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pasi përshëndeti marrëveshjen tha se aksioni i radhës i opozitës, do të përqëndrohet në reformën zgjedhore.
"Sot opozita ka vënë një gur themeli për një aleat të fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit; drejtësinë e pavarur. Nesër, me fillimin e zbatimit të kësaj reforme, beteja jonë kundër krimit dhe korrupsionit do të materializohet në çrrënjosjkien e themeleve të këtij pushteti të korruptuar. Beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme e cila është beteja e ardhshme me mbështetje të plotë europiane dhe amerikane, eshtë premtimi ynë ndaj qytetarëve shqiptarë"- deklaroi Basha pas votimit të reformës në drejtësi. Nuk dihet nëse Partia Demokratike do të këmbëngulë në kërkesën e saj për një qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet të lira e të ndershme dhe nëse në këtë kauzë do të ketë me vete edhe LSI-në.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.