Një plan për shpëtimin e Europës

Postuar në 21 Korrik, 2016 15:43

George Soros i është kthyer edhe njëherë krizës së madhe të Europës, në përgjigje të së cilës ai ka propozuar edhe një plan. Përmes një opinioni të publikuar në revistën e njohur “Foreign Policy”, Soros shkruan se kriza migratore e fundit, po çon në një dezintegrim të ngadaltë të Bashkimit Europian. Kundërveprimi me ndërtimin e mureve sipas tij, thjesht do të framentarizojë Europën, por do të dëmtojë rëndë ekonominë e saj dhe rrëzojë standardet e të drejtave në nivel global. Brexit dhe më tej provat që pritet të kalojë Europa demokratike me zgjedhjet e afërta në Holandë, Francë, Gjermani, Hungari, Austri dhe në Itali janë shenja të qarta të një tensioni në rritje. Sipas miliarderit amerikan duhet një qasje tjetër, një politikë e përbashkët azili me shpërndarje vjetore kuotash. Sipas tij  300 mijë imigrantë duhet të pranojë çdo vit Europa nga Lindja e Mesme, një kuoptë që duhet të merret përsipër edhe nga vende të tjera në botë. Po kështu Soros mendon se marrëveshja me Turqinë nuk është model zgjidhjeje, pasi ajo u imponua nga Merkel dhe krijonte shpërndarje kuotash ndaj të cilave shumë vende u kundërvunë. Blllokimi i rrugës ballkanike, ka sjellë sipas tij, vërshim të imigrantëve nga Mesdheu, në rrugë më të rrezikshme, ndërkohë që klauzola për kthim në Turqi bie ndesh me statusin e këtij vendi si “vend jo i sigurtë”.

Me pranimin e një politike të përbashkët dhe të një kuote prej 300 mijë refugjatësh, sipas Soros , duhet të sjellë në pikën e dytë: kontrollin e kufijve të BE-së. Kjo mund të arrihet duke dhënë Italisë dhe Greqisë fonde të mjaftueshme për azilkërkuesit, të urdhërojë anijet për misione kërkim- shpëtimi  dhe të premtojë rishpërndarjen e 60 mijë azilkërkuesve nga Greqia dhe Italia drejt vendeve të tjera anëtare.

Një tjetër hap është garantimi i mjeteve financiare për të përballuar sfidat afatgjata në mënyrë që të shmangen përgjigjet e kufizuara. Shifra? “30 miliardë euro”, por që sipas Soros ja vlen në raport me një krizë të gjatë, e cila nëse nuk menaxhohet do të sjellë rënien e Schengenit. Sipas përllogaritjeve anullimi i lëvizjes së lirë në BE, do të sillte një faturë prej 47 miliardë deri në 140 miliardë euro humbje për çdo vit.  

Ky është një opinion i përsëritur i miliarderit me rezidencë në SHBA dhe ai i mëshon idesë së ruajtjes së BE-së përmes marrjes së masave të vërteta dhe të vështira, parë nga premisa ekonomike. Por me 300 mijë refugjatë në vit, Soros po sugjeron një zgjidhje ekonomike edhe për një popullsi në plakje, por në finale ajo prodhon një Europë tjetër nga ajo që shohim sot. Ndoshta viti 2017, kur edhe zhvillohen disa zgjedhje do të përcaktojë rrugën që do të marrë unioni. 

 

http://foreignpolicy.com/2016/07/19/this-is-europes-last-chance-to-fix-i...

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E mer ti Edvin dhe ju te tjeret e moret vesh a jo? Hajde hapni kufijte shpejt tani dhe filloni i fusni ato qe po ju thote Baba.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.