Hahn sërish në skenë: Votoni sipas Marrëveshjes që ramë dakord

Postuar në 21 Korrik, 2016 18:11

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka përcjellë sot shqetësimin për situatën e krijuar duke i kujtuar klasës politike se propozimi i fundit i Johannes Hahn duhet votuar. “Propozimi i fundit në tavolinë. Këshilla ime: Lërini diskutimet dhe votojeni!”, shkruan ai pak orë më parë. Ndërkohë vetë Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u ka dërguar një e-mail Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, dhe Ilir Metës përmes së cilës u njofton se votimi duhet të kalojë nga marrëveshja politike që u arrit me ndërmjetësimin e tij. “U surprizova nga lajmet e natës. Është koha të votohet sipas asaj që ramë dakord bashkarisht. Thjesht mirëpresim votën konsensuale  sipas marrëveshjes politike të arritur”, mësohet të jetë shkruar në email.

Ndërkohë sot paradite njoftohet se Donald Lu dhe Romana Vlahutin, dy ambasadorët e SHBA-BE-së në Tiranë, kanë negociuar një tjetër propozim, i cili nuk dihet nëse është pranuar nga palët apo jo.  Duken si dy linja diplomatike në veprim çka e shton edhe më shumë lëmshin. Duhet nënvizuar fakti se Hahn flet për Marrëveshje Politike, kjo meqenëse Fatmir Xhafa cilësoi se kemin të bëjmë “thjesht me një letër”. Dhe në atë që u bë e njohur dje, Hahn fliste për rolin e Operaciont Ndërkombëtar të Monitorimit si të tillë, pa specifikuar fushën e veprimit të tij. Ndaj ngjan e pazakontë dhe pa sens ideja që ONM-ja të ketë dy atribute brenda një reforme të vetme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.