Enigma e një kërkese të PD-së

Postuar në 21 Korrik, 2016 00:44

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pjesë e grupit negociator të mandatuar nga tryeza e kryetarëve të partive, ka dhënë këtë prononcim pas mbledhjes së sotme.

Z. Manjani a keni një produkt nga komisioni negociator përsa i përketreformës në drejtësi pasi z. Xhafaj ka thënë që nuk ka një finalizim të njëmarrëveshje të negociatorëve dhe a është rënë dakord që përveçse dyinstitucionet të jenë edhe dy të tjerat sipas vetingut?

Së pari t’i marrim gjërat me radhë. Grupi negociator u krijua nga tryeza e kryetarëve të partive politike dhe jo nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Që do të thotë se në qoftë se do të kishim një raport për t’ia dhënë dikujt do t’ia jepnim kryetarëve të partive dhe jo kryetarit të komisionit, që mos kemi asnjë keqkuptim. Së dyti ne kemi biseduar për më shumë se sa gjysmën e natës ditën e hënë për çështje që kishin ngelur pezull në lidhje me propozimin “hibrid” të znj. Nulland. Ju e dini që kjo ishte një çështje që kishte të bënte me rolin e monitoruesve ndërkombëtar në  procesin e vetingut,  sigurisht duke marrë të mirëqenë se çështjet e tjera ishin të zgjidhura.  Megjithatë unë e konfirmoj atë që tha pak më  parë z. Bylykbashi që kam qenë unë që e hapa  këtë çështje për ta diskutuar, qoftë edhe për kuriozitetin tim për të kuptuar realisht se si ishte rënë dakord.  Sepse duhet t’ju them se kanë qenë negociata dypalëshe. Pra kanë qenë pra PD dhe PS. Ka qenë kryesisht z. Agaçi dhe z. Bylykbashi  që janë marrë me këtë çështje dhe që të dy më konfirmuar se ishin marrë vesh për këtë histori. Dhe kjo është një gjë që ne sigurisht mund ta përfshinim në protokollin e këtyre çështjeve që ramë dakord në atë mbledhje, por për shkak se mbledhja u ndërpre krejt papritur, ne nuk kishim se si ta përfundonim atë.  Dhe realisht nga ajo mbledhje ka mbetur vetëm dy çështje të cilat u plotësuan sot nga letra e z. Hahn.  Dhe mendoj që bashkë me z. Hahn, konkluzionet që ne kemi rënë dakord ditën e hënë çështja quhej e zgjidhur sipas meje, sipas nesh. Megjithatë komunikimi im i fundit me ju ka qenë dje në drekë dhe që dje në drekë dhe deri në këtë moment unë po pres që negociatorët të mblidhen. Nuk kemi pasur ndonjë reagim për të thënë të vërtetën nga asnjë grupim, asnga partitë tjera, as nga ekspertët ndërkombëtar.

Ka një deklaratë të ambasadës së SHBA para pak minutash që e kritikon Partinë   Demokratike   se   ka   sjellë   në   tryezë   një   propozim   që   bllokon reformën. Propozimi i znj. Nuland a shtrihet mbi të gjitha institucionet dhe jo vetëm mbi  vetingun?

Ne jemi mbledhur në grupin negociator, edhe një herë po jua përsëris, pasi u mblodh tryeza e kryetarëve të partive politike dhe ata na mandatuan që ne të merremi   vesh   për   çështjen   e   fundit   që   kishte   të   bënte   me   rolin   endërkombëtarëve.  Dhe në këtë takim kemi  biseduar dhe për këtë dhe mund ta përfshinim edhe në procesverbalin përfundimtar, por thashë mbledhja u mbyll dhe   kaq.   Unë   s’kam   çfarë   mund   t’ju   them   tjetër.   Unë   thjesht   mund   t’ju dëshmoj se çfarë ka ndodhur atje.  Asgjë tjetër më shumë se sa kaq dhe unë nuk e di se çfarë janë negociatat PD-PS në lidhje me përbërjen e KLGJ dhe KLP.

Çfarë keni mbyllur?

Ne kemi mbyllur çështjen e rolit të ndërkombëtarëve në procesin e vetingut. Kemi mbyllur çështjen e seleksionimit të kandidatëve që do të konkurojnë për komisionet e vetingut. Kishim lënë për hir të së vërtetës dy çështje që kishin të bënin me: E para nëse duhet të ishin në Kushtetutë dispozitat specifike për rolin e ONM, pra Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  apo jo? Dhe çështja e dytë ishte nëse në procedurën e skualifikimit, ONM duhet të jepte një arsye apo nuk duhet të jepte një arsye. Kjo e dyta mori një përgjigje pozitive sot nga Hahn. Kurse çështja e parë është pranuar botërisht tashmë që  duhet të jetë nëKushtetutë dhe kaq.  Dhe besoj se mbi bazën e saj u deklarua konsensusi sot.  Nuk e di pse duhet të rikthehemi prapë.

Z. Manjani,  z. Agaçi  dhe z. Bylykbashi,  kur ju i pyetët atë natë për formulën e dy organeve të tjera, KLGJ dhe KLP, çfarë ju thanë?

Ekzakt në tekst këtë gjë:  E kemi biseduar gjatë dhe kemi rënë dakord që duhet të ishte 3 nga mazhoranca, 2 nga opozita.

Dhe votimi si bëhej?

Tani nuk hyjmë në detaje. Unë po ju konfirmoj këtë  gjë  që kjo bisedë ka ndodhur atë natë ditën e hënë në darkë  në tryezën e bisedimeve, por që nuk u reflektua në dokument sepse mbledhja u mbyll.

Pse nuk u mblodhën negociatorët sot?

Unë nuk jam kryetar i negociatorëve. Dje kam komunikuar publikisht dhe kamthënë   që   po   pres   te   Kryesia   e   Kuvendit   që   të   mblidhen   negociatorët.Negociatorët nuk i janë përgjigjur kësaj gjëje për pritjen.

Sot kemi një ngërç të ri. Kemi një pozicion të ri si duhet ndërhyrë?

Mandati im nuk është as të bëj politikë, as të bëj komente politike, as të bëjzëdhënësin e askujt. Unë negocioj në tryezën  e bisedimeve. Meqenëse pati njëfakt publik që u ekspozua nga z. Bylykbashi dhe për t’ju përgjigjur interesit tuaj po ju them që kjo ka ndodhur dhe kaq.

Ju si LSI, e shmangni problemin që ka PD-PS në lidhje me formulën?

Në këtë orë të vonë që është tani është shumë vështirë që unë të flas në emër tëLëvizjes   Socialiste  për   Integrim.   Unë   mund   t’ju   them  këtë   gjë   që   çfarë   kandodhur në pozitën time si negociator.

A ju thanë negociatorët e PD-së dhe të PS-së cila ishte formula që do tëvotonin pesë anëtarët e komisionit?

Unë e thashë disa herë dhe po e përsëris prapë që është bërë kjo bisedë, janëthënë këto fjalë që ju thashë. Mos më vini t’i përsëris prapë. Dhe një dakordësi që 3 këtej 2 andej dhe kjo është një histori e mbyllur. Unë nuk e di se çfarë kërkojnë të tjerët.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.