Trump është syrtarisht kandidati i republikanëve

Postuar në 20 Korrik, 2016 12:05

Donald Trump është syrtarisht kandidati i republikanëve për President. Rreth 1 vit pas shpalljes së papritur të kandidaturës, miliarderi amerikan siguroi nominimin presidencial, në ditën e dytë të kongresit kombëtar të partisë. Kryetari i dhomës së ulët të Kongresit Amerikan, Paul Ryan, u bëri thirrje delegatëve republikanë të mbështesin Trampin, një ditë pasi u vunë re disa përçarje në hapjen e kongresit të partisë.

Manjati amerikan kryesonte prej kohësh garën brenda republikanëve dhe cilësohej kandidati pretendent, por kanë qenë të shumtë ata që e shihnin me skepticizëm nominimin e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë.Pas shpalljes zyrtare si kandidat, Donald Tramp u shpreh se për të është një nder që u përzgjodh. Ai u zotua se do të punojë fort dhe nuk do t’i zhgënjejë amerikanët.

Ndërsa rivalja e tij e mundshme, Hilari Klinton, reagoi për mes rrjeteve sociale duke shkruar se tani që Tramp u shpall kandidat zyrtar, duhet të bërë e mundur që ai të mos shkelë në zyrën ovale

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.