Tjetër ultimatum i Nuland: Të votohet propozimi hibrid, thirrje ndërgjegjies patriotike së çdo deputeti

Postuar në 20 Korrik, 2016 09:23

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland u bën thirrje edhe një herë palëve politike në Shqipëri të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen dhe të votojnë në 21 korrik propozimin e mbështetur prej saj për reformën në drejtësi. E pyetur nga televizioni Klan lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar para këtij votimi, ndihmës sekretarja thekson se Shtetet e Bashkuara dhe ajo personalisht kanë qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare.

“Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht kemi qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Shqipërisë i duhet kjo reformë. U bëj thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që unë përkraha gjatë vizitës sime. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve”-thekson ndihmës sekretarja amerikane e shtetit.

Comments

Submitted by POSTDIKTATORIAL (not verified) on

Ne kohe te Enverit, te internonin brenda Shqiperise, per aresye politike e morale.
Sot, SHBA dhe BE, kane per ti internuar politiknet tane, qe nuk votojne refomen ne drejtesi, brenda Shqiperise.
Kane per tu hequr, pasaportat diplomatike, vizat amerikane, vizat per ne BE, si dhe heqjen e shtetesise amerikane apo te shteteve europiane, atyra politikaneve qe jane kunder kesaje rforme.
Si puna e Eduarrd Selamit, lul Bashes, Visho Ajazit (kanadeze), etj.
Ketu do te jemi.
Te shikojme e te degjojme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.