Ermir Gjinishi: Kreshnik Spahiu financohet nga lëvizja "Gulen". Njerëz të Gulen edhe në SHISH e Prokurori

Postuar në 20 Korrik, 2016 22:10

Sot në Zululand ka qenë i ftuar Ermir Gjinishi. U fol për grushtin e shtetit në Turqi, dhe për jehonën që kjo ngjarje pati në Shqipëri, ku është krijuar ideja se ka një përplasje mes erdogan-istëve e gulen-istëve. Të parët janë më të qetë sot, por të dytët kanë qenë në momente ngazëllimi në orët e ara të grushtit të shtetit, s'ka gjë se vetë Gulen-i nuk ka marrë përsipër asnjë rol në këtë tentativë për një përmbysje politike në Turqi. Ai është distancuar qartazi nga ata që e kanë bërë grushtin e shtetit. Mirëpo, Erdogani e të vetët në Turqi vijojnë ta drejtojnë gishtin nga imami i famshëm me banim në Pensilvani.

Në fakt, shtypi i djeshëm publikoi një listë me inicialet e shqiptarëve të njohur, politikanë, intelektualë publikë e gazetarë, që paguhen nga lëvizja e financuar nga Fethullah Gulen. Ka pasur spekullime mbi këtë listë, të cilën nuk dihet se kush e ka nxjerrë.

Ermir Gjinishi nuk ishte në gjendje të thoshte asgjë lidhur me saktësinë e kësaj liste, por ai pohoi se lëvizja Gulen është shumë e fuqishme në Shqipëri. Një ditë më parë ai kish aluduar mbi krjimin e strukturave që ekzistojnë paralelisht me struktura të shtetit, jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri, në Parlament, në Polici, në Gjykata, në Shish, në Prokurori, etj. Në fund të Zululandit ai pohoi se "ka edhe parti shqiptare që financohen nga lëvizja 'Gulen'. 'Alenca Kuq e Zi', partia e Kreshnik Spahiut pra, është një parti që financohet nga Guleni", tha Ermir Gjinishi.

"TemaTv"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.