Reformën e bën ShBA. Të tjerët janë ushtarë

Postuar në 19 Korrik, 2016 11:10

Presioni për miratimin e reformës në drejtësi, apo më saktë, të variantit amerikan të saj, ka arritur kulmin sot, kur ambasadori Donald Lu ka marrë pjesë në një protestë para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Një protestë që i mvishet shoqërisë civile, përbërë nga grupime që siç e dimë të gjithë mblidhen si me bilbil. Lu ka qenë i qartë dhe i hapur dhe për këtë meriton respekt, pasi rëndom ambasadorët flasin me një gjuhë që duhet deshifruar: “Koha për të vendosur është tani, miratojeni reformën në drejtësi, qytetarët po kërkojnë ndryshim. Burra si Ismail Qemali rrezikuan jetën e tyre për pavarësinë e vendit. Politikanë dhe njerëz të fuqishëm kanë frikë”, tha Lu në një protestë që vijon.

Është një dalje publike e hapur në të cilën ambasadori amerikan ka zbardhur edhe qëndrimet e drejtuesve politikë shqiptarë gjatë negociatave. Por ajo është një dalje që u thotë të gjithëve të vërtetën e madhe, të cilën nuk e instrumentalizon dot askush: Reformën në drejtësi në Shqipëri e bën SHBA. Nëse kryeministri është ushtari që qëlloi në këtë lojë, atëherë kjo nuk ka pse t’i njihet si meritë, as si kredencial. Reforma është një gjë dhe dështimi i qeverisjes, i konfirmuar nga të gjitha drejtimet, është një gjë krejt tjetër. Do të ishte fatkeqësi për vendin që këto të dyja të ngatërroheshin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.