Basha merr mesazhin nga SHBA: Do kesh pasoja specifike po nuk votove reformën

Postuar në 19 Korrik, 2016 11:31

Ambasadori amerikan, Donald Lu ka shfrytëzuar një protestë të “shoqërisë civile” për të rritur tonet dhe dërguar sinjale në sallën e parlamentit dhe specifikisht për kreun e PD, Basha. Lu qartësoi se  se do të ketë pasoja specifike për udhëheqësit që nuk do votojnë refomën, duke zbardhur edhe atë çka është biseduar mes palëve.

“Dy javë më parë, dëgjova me zë të fortë nga Basha dhe Bylykbashi se nëse e zgjidhnim paragrafin 88, ata do ta votonin reformën që të nesërmen. Më 9 korrik e zgjidhëm paragrafin 88. Në fund, Rama u dorëzua dhe u ofroi atyre saktësisht atë që Basha kishte kërkuar, një proces përzgjedhjeje të quajtur 6 plus 6. Por kjo nuk mjaftonte.Tani, për herë të parë, ata thonë se për shkak të sovranitetit kombëtar, nuk mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësimet për kualifikimet e komisionerëve. Epo kjo është e çuditshme. Më 19 maj Basha na tha ne dhe Ambasadores Vlahutin se të huajt ishin të vetmit persona që mund ta pastronin peshkun nga koka. U tha të njëjtën gjë edhe deputetëve të PE-së, Kukan dhe Fleckenstein. Bylykbashi e përfshiu këtë në mënyrë të qartë në propozimin e tij zyrtar, të shkruar, që na dërgoi. Tani papritur po ndryshojnë qëndrimin e tyre. Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Ju siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata. Gjatë ditëve të fundit jam takuar me dhjetëra deputetë, nga të gjitha partitë politike. Jam i bindur se këta persona i kanë për zemër interesat më të mira të Shqipërisë. Të gjithë e duan këtë reformë. Pyetja është nëse do të kenë kurajon të votojnë për atë që e dinë se është e gjëja e duhur për Shqipërinë, apo do të votojnë për shkak të frikës nga udhëheqësit e partive të tyre politike”-deklaroi ambasadori amerikan.

Comments

Submitted by NDERKOMBETARISHT (not verified) on

Ka edhe kerkim nderkombetar, ka edhe liste e zeze nderkombetare, ka edhe burg nderkombetar per krime kunder njerezimit si puna e 21 janarit
Sala me Lulushkurin, te zgjedhin ke te duan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.