PD-ja paralajmëron publikimin e pamjeve filmike dhe fotove për grabitjen në Rinas. Akuzon ministrin e Brendshëm

Postuar në 17 Korrik, 2016 13:42

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot përmes deputetit Alban Zeneli, anëtar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, se do të publikojë pamje filmike dhe foto që lidhen me grabitjen në Rinas. Zeneli ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, si një zyrtar që po përpiqet të fshehë implikimin e tij në këtë histori. “Më 30 qershor ra çdo standard i sigurisë publike e sigurisë kombëtare në vend, kur në mesdite aeroporti i vetëm ndërkombëtar që kemi, u pushtua nga një grup i armatosur e me maska...Sot që kanë kaluar 18 ditë nga sulmi me armë në pistën e avionëve në territorin më strategjik të vendit, ende askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, dhe Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori...Partia Demokratike do të publikojë nesër fakte dhe të dhëna që vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerezve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje e sulm të armatosur në Rinas”, tha deputeti i PD-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.