Reagon kryetari i KMSH-së, Skënder Bruçaj: U bëftë ajo që është me e hajrit për popullin turk

Postuar në 16 Korrik, 2016 17:27

Reagimeve për ngjarjet në Turqi u është shtuar edhe ai i kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj.  Indodhur në SHBA me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan në Washington D.C. me rastin e festës së Fitër Bajramit, Bruçaj ka reaguar me një postim në facebook, duke mos u pozicionuar politikisht, por duke uruar për normalizimin sa më shpejt të situatës.

"I lutem me zemër të Plotëfuqishmit dhe të Gjithedijshmit, që këtë situatë të vështirë që po përjeton Turqia, ta kalojë sa më shpejt, duke e kthyer atë në të mirë dhe në atë që është më e hajrit për popullin Turk. Allahu i mëshiroftë të gjithë viktimat e pafajshme, i dhëntë paqe, siguri dhe normalitet Turqisë dhe të gjithë popujve myslimanë, ku ka trazira mungesë sigurie e stabiliteti. Amin!", thuhet në postimin e tij.

Kryetari Bruçaj ndodhet në këtë vizitë me ftesë të DASH nga Sekretari i Shtetit, zJohn Kerry. Gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar edhe disa takime me shoqëritë civile islame në SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.