"Pushka" e pashkrehur e Nulandit

Postuar në 16 Korrik, 2016 03:19
Eduard Zaloshnja

Dje Ambasadori Donald Lu deklaroi në shqip: “Z. Basha tha se opozita kishte vendosur mbi tavolinë një propozim të vlefshëm. I thashë Z. Basha se propozimi i tij ishte i papranueshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe se tregon që ka thyer zotimin e tij të ditës së dielë ndaj ambasadores Nuland”.

Sipas raportimeve të shumë mediave shqiptare, zotimi që kishte marrë Basha ndaj ndihëmsekretares së shtetit amerikan, Victoria Nuland, ishte se brenda 48 orësh, do t’i jepte një përgjigje të shkurtër – po ose jo – propozimit hibrid që ajo i kishte paraqitur për reformën në drejtësi. Nga fjalët e amabasadorit Lu dhe raportimet në media, duket qartë se Nulandi ka mbajtur një qendrim të prerë ndaj Bashës, të tipit “thuaj po, ose përndryshe…”

Kjo historia e Nulandit të kujton fjalët e para që tetarët amerikanë u thonë rekrutëve të rinj ushtarakë “Kjo pushkë është mikja jote më e shtrenjtë. Ruaje si sytë e ballit atë dhe, nëse nuk je i gatshëm ta shkrepësh, mos ia drejto njeriu”. Dhe të dielën, Nulandi ia drejtoi “pushkën” Bashës, duke e kërcënuar se do ta “shkrepte” atë, në rast se nuk e pranonte propozimin e saj hibrid.

Por Basha, siç deklaroi në shqip ambasadori Lu, e theu zotimin ndaj Nulandit, dhe kjo e fundit nuk e shkrepi "pushkën". Pas konsultimeve që mund të ketë bërë me shefat e saj, Victoria Nuland mund të ketë arritur në përfundimin se politikanët që nuk e duan SHBA-në dhe BE-në në rolin e kontrollorit real të spatrimit (vettingut) të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar, janë aq të fortë sa të shkaktojnë trazira në Shqipëri. Dhe shefat e saj kanë aq kokçarje me zona të nxehta në të gjithë globin, sa nuk do të donin edhe një tjetër në jug të Europës.

Dhe cila është zgjidhja?

Propozoj një zgjidhje të thjeshtë, tha dje ambasadori Lu. “E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë për ballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit deri sa të kenë një zgjidhje për çështjen e fundit të kësaj reforme”.

Por kryeministri i ka thënë një “PO” të madhe disa herë projektit hibrid të Nulandit, ndërsa kreu i opozitës e “ka thyer zotimin e tij të ditës së dielë ndaj ambasadores Nuland”. E përkthyer në një shqipe më të thjeshtë se e ambasadorit Lu, kjo do të thotë se Nulandi e vari “pushkën” e saj në mur dhe i tha ambasadoruit Lu që të mos merret më me Bashën për reformën në drejtësinë shqiptare, por t’ia lërë në dorë sajimin e një versioni të ri hibrid dyshes Rama-Basha, të cilët duhet ta gjejnë gjuhën edhe me Metën e Berishën.

Siç tha ambasadori Lu,Harku i historisë është i GJATË, por anon nga drejtësia. Reforma në drejtësi do të miratohet[një ditë]”.

Se kur do të miratohet, apo sesi do të jetë ajo, vetëm një Zot e di… 

Comments

Submitted by DIN SHUMI DIN PAKU (not verified) on

Me keto qe kane ndodhur keto dite ne rrjedhen politike te vendit per reformen ne drejtesi, kur per here te dyte, Bytha e OERD BYLYKBATHIT, ne emer te PD, i kundervihet ambasadorit te USA, zotit Lu, sa i kujton edhe matematiken e klases pare fillore, duke e fyer, kete te fundit, pa pike edukate dhe duke krijuar nje incident diplomatik te rende, midis PD dhe SHBA, do te mendoja keto opsione :
- e para, Partise Demokratike, po i vjen ngordhja, dhe si e tille, nuk di se c'flet, duke qene ne nje percartje agonie.
- e dyta, ambasadori USA, Don Lu, eshte i paafte, dhe si i tille, duhet te jape doreheqjen, per deshtimin e reformes ne drejtesi, mbasi genjeu nje popull te tere shqiptar, i cili kishte besuar verberisht tek USA, dhe nepermjet tije, ambasadorit, Lu.
- e treta, maxhoranca, ta votoje reformen, me 85 vota, aq sa e ka kudhtetuta e sotme ne fuwi, dhe mos te pjerdhe me as per opoziten dhe as per ambasadotin Lu dhe ambasadoren Vllahutin.
PYET NJEQIND VETE, DHE NE FUND, BEJ SIC DIN VETE.
Tung.

Submitted by DIN PAKU, JO DI... (not verified) on

E KE TJERRE SHUME O DIN SHUME DIN PAKU... REFORMA DO 94 VOTA NE KUVEND - 64 I KA RAMA, 20 META, 56 BERISHA. USHINGTONI IA KA VENE LAKUN NE FYT RAMES ME HETIMIN E FBI-SE PER $80000 QE KA PAGUAR TERTHORAZI NE KUNDERSHITM ME LIGJET FEDERALE AMERIKANE - MUND TA SHPALLE NE KERKIM NDERKOMBETAR PER 24 ORE.
PER METEN E BERISHEN, FBI-JA MUND TE KETE 1 TON ME DOSJE PER SHKELJET QE KANE BERE NE SHQIPERI (TE CILAT I GJYKON NUSJA E FULLANIT NE GJYKATEN E LARTE), POR DUKET SE NUK KA NDONJE DOSJE PER SHKELJE TE LIGJEVE FEDERALE AMERIKANE - PO TE KISHTE, DO TA SHIHJE SESI DO TE VOTONIN CFARE T'U KERKONTE UASHINGTONI...

Submitted by Din shumi jo di... (not verified) on

O fotokopje me karbon si ne vaktit, qe quhesh ne te kunderten time, o ti qe mundohesh te jeshe origjinal, rezulton nje cope militanti, pa ide, vetem me sllogane parullash neper muret e PD, o njeri pa Din, o njeri pa imam.

Submitted by dinlesh (not verified) on

a din pak a din shume, nuk ka rendesi (nje loje e vjeter fjalesh sovjetike kjo e jotja eshte me duket), por tru paska pak. ne komentin tim eshte e qarte qe un dua qe rama, meta berisha, basha, e madje edhe kockat e enverit te shkojne ne qelite e FBI-se...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.