Erdogan nis ofensivën, pezullohen nga detyra 2 745 gjyqtarë dhe prokurorë

Postuar në 16 Korrik, 2016 15:53

Erdogan mbeti në pushtet pas përpjekjes për ta rrëzuar me armë, por tani nis edhe faza më delikate e kthimit të Turqisë në normalitet. Pasi siç po duket dhe siç edhe presidenti turk paralajmëroi, pastrimi nga “tradhëtarët” do të jetë masiv. Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende një version zyrtar për skemën e veprimit të organizatorëve të grushtit të shtetit, emrat e tyre, hierarkinë e organizimit etj.. Thjesht është bërë e qartë se ushtria do të sapstrohet nga një fraksion rebel. Dhe me ushtrinë Erdogan shtrin shumë pushtetin e tij. Por nuk është vetëm kjo. Raportohet se janë shkarkuar nga detyra 2745 gjyqtarë dhe prokurorë të Trupës Supreme të Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Nuk është e qartë kush ka e firmosur shkarkimin, por duken shenjat se Presidenti turk po ndërmerr një ofensive të gjerë për marrjen në kontroll të atyre sektorëve që e kanë kundërshtuar gjatë. Nuk është po ashtu rastësi që të gjitha deklaratat e krerëve të shteteve kryesore ishin në mbështetje të institucioneve turke të zgjedhura me votë, por askush prej tyre nuk dha një mbështetje nominale për Erdogan. Përveç dikujt në Tiranë. Kjo ka një rëndësi jo të vogël, sepse nëse në Turqi presidenti turk ka fituar terren dhe do të përdorë klimën emocionale për të zgjidhur llogaritë me kundërshtarët, nuk ka pse në arenën ndërkombëtare të amnistohen apo rishikohet figura e tij. 

http://sputniknews.com/middleeast/20160716/1043117142/turkey-judges-coup...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.