Franca goditet sërish – 84 të vdekur në Nisë(video)

Postuar në 15 Korrik, 2016 07:35

Terrorizmi godet sërish Francën. Kësaj radhe në Nisë në Ditën e Bastijës. Një person i armatosur vrau 84 persona me një kamion të cilin e drejtoi drejt një turme njerëzish të mbledhur me rastin e festës kombëtare franceze. Pamjet filmike tregojnë njerëzit që ikin me vrap, ndërkohë që bilanci është i rëndë: mes 84 të vdekurve ka edhe fëmijë. Dhjetra janë të plagosur. Presidenti francez, Francois Hollande e cilësoi sulmin terrorist dhe ka urdhëruar thirrjen e forcave rezerviste në mbështetje të trupave ushtarake të dislokuara në Nisë. Shoferi i kamionit hapi zjarr përpara sesa policia ta vriste. Ky është atentati më i rëndë që pas sulmeve të Parisit ku mbetën të vdekur 130 njerëz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.