Bollino: Rama t’u thotë “jo” ndërkombëtarëve për hir të stabilitetit. Vetingu, të huajt vetëm monitorim moral

Postuar në 15 Korrik, 2016 08:17

Carlo Bollino, botues i “shqiptarja.com”, administrator i “Report Tv” dhe një njeri i afërt me kryeministrin Edi Rama, ka publikuar sot një opinion situatën ekrijuar nga përplasja për reformën në drejtësi. Bollino sjell si krahasim rastin e “jo” së së Ramës për armët kimike, e cila nuk prodhoi kosto për të, pasi “amerikanët e mirëkuptuan dhe dipomacia shpjegoi pjesën tjetër”. Mirëpo Bollino ndan një tjetër mendim kur vjen puna për “Jo” e kësaj radhe ndaj ndërkombëtarëve. Teksa i cilëson si tradhëtarë të interesave kombëtare ata që janë kundër reformës, Bollino bën një analizë të tillë:

A ӫshtӫ e drejtӫ ta bӫsh kӫtӫ betejӫ legjitime kaq tӫ palӫkundshme ndaj kushteve tӫ vendosura nga komuniteti ndӫrkombӫtar? Dhe a ӫshtӫ e drejtӫ qӫ nӫ emӫr tӫ kӫtij qӫndrimi tӫ vesh nӫ pikëpyetje mbijetesӫn e koalicionit tӫ vet dhe qeverisӫ sӫ vendit? Tӫ besosh qӫ pӫlqimi i marrӫ sot nga komuniteti ndӫrkombӫtar tӫ transformohet nesӫr nӫ mbӫshtetje elektorale ӫshtӫ njӫ iluzion naiv. Shqipӫria e vitit 2016 nuk ӫshtӫ ajo e kohӫs sӫ Rajersonit, kur edhe pa tӫ - me thӫnӫ tӫ vӫrtetӫn - vala antikomuniste do t’i kishte fituar sidoqoftӫ zgjedhjet. Pӫr fat tӫ mirӫ kjo nuk ӫshtӫ as Ukraina e revolucionit portokalli, qӫ e pamë pastaj se si pӫrfundoi. Ashtu sikurse mbӫshtetja amerikane pӫr Sali Berishӫn pӫr vrasjet e 21 janarit nuk mjaftoi pӫr ta shpӫtuar nga disfata elektorale dy vite mӫ pas, po ashtu nuk do tӫ jetӫ prova e besnikӫrisӫ qӫ po i tregon sot Uashingtonit ajo qӫ vendos se kush do t’i fitojӫ zgjedhjet e ardhshme. Tӫ cilat pӫr mӫ tepӫr do tӫ zhvillohen kur nӫ Shtӫpinӫ e Bardhӫ mund tӫ jetӫ njӫ president me njӫ etikӫ krejt tjetӫr”.

Si e sheh miku i Edi Ramës problemin e vettingut? Pothuajse me të njëjtin “naivitet” për të cilin flet më lart. “Ndoshta duhet tӫ marrӫ parasysh edhe njӫ opsion alternativ: tӫ provojӫ ta arrijӫ reformӫn e drejtӫsisӫ duke u kthyer nӫ diçka qӫ tӫ mos i kӫnaqӫ, qoftӫ edhe paksa, aleatӫt e tij tӫ huaj. Dmth duke shtuar edhe njӫ “jo” tӫ tijӫn ndaj rolit  vendimmarrës që SHBA dhe BE duan t’i rezervojnӫ vetes mbi tӫ ashtuquajturin ”Veting”, duke u garantuar atyre vetӫm njӫ monitorim moral mbi procesin e pӫrzgjedhjes sӫ gjyqtarӫve dhe prokurorӫve. Cilӫt deputetӫ do tӫ kishin kurajo tӫ votonin njӫ kandidat gjyqtar, mbi tӫ cilin SHBA dhe BE janӫ shprehur me kritika publike? Kӫtӫ propozimi i fundit i PD, qӫ nuk prek pjesӫn tjetӫr tӫ reformӫs, e bӫn tӫ pranueshӫm”, shkruan ai(http://shqiptarja.com/home/1/si-per-armet-kimike-rama-t--39-u-thote-prape-jo-nderkombetareve-365788.html). 

Mund të pyetet pse vallë Edi Rama nuk e ka bërë këtë analizë deri më tani? Kjo mbetet e paqartë, por një përgjigje e merr te qëndrimet e kryeministrit që kur vjen puna te reforma flet si zëdhënës i SHBA dhe BE-së. Dhe e bën këtë pa koston e të qenit lider, të paktën në sytë e Bollinos që është ndër ata që ndikojnë në mjedisin ku merren vendimet e PS-së.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.