Edhe fushatë ndërgjegjësimi edhe domosdoshmëri! Pse një aksion i dytë kundër informalitetit?

Postuar në 12 Korrik, 2016 22:52

Biznesin e pret një valë e dytë tatimorësh në terren. Në një gusht do të rinisë një aksion anti informalitetet i fokusuar tek kuponi tatimor. Kjo u njoftua nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili bëri gjithashtu të ditur edhe se së shpejti do të ketë lehtësim procedurash tatimore. Ministri e prezantoi aksionin si një fushatë ndërgjegjësimi, por nga sa tha në terren do të zbarkojë ushtria e tatimorëve me njësi të tjera ndihmëse.

“Në datën 1 Gusht Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e ndihmuar edhe nga njësitë e tjera të drejtuara nga DPT-ja do të rinisë një fushatë ndërgjegjësimi dhe një aksion antiinformalitet, i fokusuar tek kuponi tatimor. Faza e parë nga faza e dytë ndryshon në qasje kryesisht në intensifikimin e komunikimit me tatimpaguesit”-tha ministri në konferencën për shtyp.

Megjithë optimizmin e ministrit dhe perifrazimin e aksionit si një fushatë ndërgjegjësimi, fakti është se fushata e tatimorëve vjen në kushtet kur sistemi i kasave nuk është operativ, çka e pranoi dhe vetë ministri. “Ne në terren kemi domosdoshmëri për të intensifikuar punën tonë duke mos harruar që të jemi modest, profesional dhe ndihmues ndaj sipërmarrjes.Numri i kasave mostransmetuese është akoma shumë i madh”-theksoi Ahmetaj Sipas tij në sajë të fushatës kundër informalitetit  të ardhurat në 6 mujorin 2016 u rritën me 5,8%. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.