“PD-ja iu tremb paanshmërisë së gjyqësorit”

Postuar në 13 Korrik, 2016 13:47

Partia Demokratike e refuzoi propozimin hibrid të hedhur nga Victoria Nuland, në një lëvizje që përcakton ecurinë e mëtejshme të zhvillimeve politike. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar refuzimin si tallje me shqiptarët dhe goditje të marrëdhënieve me partnerët stratgjikë. “Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës për propozimin e ardhur nga SHBA dhe BE, nga Victoria Nuland, sepse përgjatë një viti e gjysëm të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi, PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet, se nuk e do reformën në drejtësi. E ka bojkotuar procesin, fillimisht, për një kohë të gjatë, ka hyrë e ka dalë në atë proces duke futur e duke nxjerrë letra pa lidhje, vetëm për ta ngatërruar procesin. Ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë si ka mundur, sa ka mundur, ku ka mundur. Ka abuzuar papushim me Opinionin e Komisionit të Venecias duke u kapur, fillimisht, gjatë dimrit, pas një paragrafi 55 dhe pastaj, me pranverën, pas një paragrafi 88, si i mbyturi pas fijes së barit. Është tallur me partnerët strategjikë të Shqipërisë duke thënë se ka vetëm një hall, si “të mos e kapi Edi Rama” drejtësinë dhe ky “hall” zgjidhet me vendet e rezervuara. Ajo nuk i do partnerët apo “të huajt” nëpër këmbë, sepse i friket pikërisht paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërise së tyre ndaj ligjshmërisë në procesin e skanimit të pasurive, vendimmarrjeve dhe aftësive të gjykatësve dhe prokurorëve të Shqipërisë”, tha Rama. Duket se aktualisht pak gjëra e lidhin koalicionin PS-LSI, tensioni brenda të cilit është mbuluar për një kohë të gjatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.