SGS dhe qeveria: 80% e makinave duhet të hiqen nga qarkullimi, janë me normë të lartë ndotje

Postuar në 12 Korrik, 2016 11:12

Me futjen në fuqi të normave të reja të ndotjes, 80 për qind e automjeteve ekzistuese në Shqipëri nuk e kalojnë testin e kolaudimit. Këtë deklaratë e bëri dje në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, shefja e sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra.
E pyetur nga kryetarja e komisionit, Arta Dade, për masat që po merr qeveria për të shmangur hyrjen në Shqipëri të makinave të vjetra që shkaktojnë ndotje të madhe, përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit tha se nga komunikimi që ka pasur ky dikaster me kompaninë e kolaudimit të automjeteve “SGS”, i është komunikuar se 80% e makinave në vendin tonë nuk duhet të lejohen të futen në qarkullim. Sipas përfaqësueses së Ministrisë së Mjedisit, plani i kompanisë së kolaudimit është që makinat që janë nën EURO 3 të e mos kalojnë fare këtë test dhe të mos lejon në qarkullim. Ndërkohë që për këtë çështje është hartuar një marrëveshje mes 3 ministrive.
Për eksperten e Ministrisë së Mjedisit, është ngritur dhe si diskutim fakti i cilësisë së dobët të lëndëve djegëse. Sipas saj, nëse një makinë euro 5, përdoret në Shqipëri për një vit me një karburant cilësor, ajo shndërrohet në euro 4 dhe gjeneron ndotje raporton Panorama.

Comments

Submitted by Ervin (not verified) on

Znj.Dibra,
une jam nje specialist i kesaj fushe, dhe kam mbetur i suprizuar nga deklarata jote (gjithmone nese eshte e jotja) qe " nëse një makinë euro 5, përdoret në Shqipëri për një vit me një karburant cilësor, ajo shndërrohet në euro 4 dhe gjeneron ndotje"

Zonje e nderuar, ndoshta ju nuk duhet te jeni ne ate post te cilin sigurisht e keni zene me pa te drejte e pa merite.

Nese ne COC (certifkate konformitetit europian) eshte shkruar qe automjeti eshte euro1/euro2/euro5, atehete ne baze MSA ju jeni e detyruar t'a njihni.

Nese jeni munduar te shpreheni se per shkak te cilesise se ulet te karburantit (perzierjeve mekanike; permbajtje squfuri; etj) makina nxjerr ndotje me shume se cerifikimi i automjetit ne fabrike, atehere ju fajesoni IQT per mos-veprim ne dem te konsumatorit dhe rrjedhimisht beni fajtor shtetin qe ju perfaqesoni,...JU PERFITONI SE NE SHQIPERI NUK KA SHOQATE NE MBROJTJE TE KONSUMATORIT QE TE HIDHTE NE GJYQ SHTETIN SHQIPTAR PER SHKELJE KONVENTASH EUROPIANE, TE CILAT NE BAZE TE MSA ESHTE I DETYRUAR T'I ZBATOJE.

Ne nje shtet normal ju tashme do kishit dhene doreheqjen per kete deklarate (ose do padisni gazetaret te cilet kane keq-interpretuar fjalet tuaja), dhe reagimi im s'do te ekzistonte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.