Rama u përgjigjet kritikëve për koncesionet në shëndetësi: Bashkëpunim me privatin, s'kemi rrugë tjetër për investime

Postuar në 12 Korrik, 2016 14:44

Banka e e Shqipërisë evidentoi në raportin e fundit nivelin e ulët të shpenzimeve publike duke i tërhequr vëmendjen qeverisë për një shpërndarje më të drejtë të investimeve. Nga ana tjetër qeveria vijon të jetë e bindur se në mungesë të kapaciteteve të saj financiare, rruuga e vetme për investime është bashkëpunimi me sektorin privat. Këtë e deklaroi kryeministri Rama gjatë inagurimit të shërbimit të ri të hemodializës në Shkodër.
"Problemi i gjithë këtyre njerëzve që janë torturuar për gjithë këto vite, janë zvarritur me tre turne, që janë detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera për të marrë këtë shërbim tre herë në javë, - do zgjidhet në rang Shqipërie. Kjo është e dyta, do vazhdojmë me Korçën, me Lezhën, me Elbasanin. Është rezultati i partneritetit publik privat. I asaj fjalës që u bë si shfaqje e huaj, koncension, por në fakt është një partneritet publik privat, sepse një investim të tillë në gjithë territorin e Shqipërisë, në një kohë kaq të shkurtër shteti nuk e bënte dot. Atëherë bashkëpunimi me privatin sjell që investimi të bëhet menjëherë dhe që personeli shtetëror të ketë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe jo vetëm, por edhe materialet që duhen, edhe mirëmbajtjen e aparaturave edhe riparimin e aparaturave"-deklaroi kryeministri, duke iu përgjigjur edhe kritikëve për konçesionet e dhëna në shëndetësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.