Nevojiten 1 miliardë e 250 milionë euro për sistemin e transportit deri në vitin 2020

Postuar në 12 Korrik, 2016 18:21

Shqipërisë i nevojiten edhe 1 miliardë e 250 milionë euro për sektroin e transporteve. Dhje kjo shifër duhet investuar deri në vitin 2020. Shifra ka dalë nga një studim për strategjinë e transporteve për Shqipërinë, prezantuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

“Në sistemin rrugor bëhet fjalë për 10 projekte të reja. Bëhet fjalë për një unazë të re në Tiranë, për të cilën kërkohen 108.5 milionë euro.  Po ashtu janë 4 by passe të reja si ai Elbasanit, Tepelenës, Lezhës dhe Gjirokastrës, për të cilët duhen nga 24 deri në 35 milionë euro.  Rrugë nacionale janë parashikuar kryesisht për lidhjet me veriun si: Fushë Krujë-Thumanë, 90 milionë euro; Thumanë-Kashar 47.65 milionë euro; kompeltimi i rrugës Kukës-Morinë 24 milionë euro; kurse për duplikimin e korsive për Milot-Morinë 42.5 milionë euro. Rruga e vetme në jug është ajo e lumit të Vlorës, një projekt prej 70.2 milionë euro, për të cilën janë suiguruar dhe fondet.  Në total, për rrugët e reja duhen 493 milionë euro. Për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen 128 milionë euro, 55 milionë për ato dytësore, ndërsa për projektet në vazhdim duhen 333 milionë euro. I mbetet qeverisë për të sigurar fondet dhe sipas studimit Shqipërisë i duhet të investojë në transportet 2.5 për qind të prodhimit të brendeshëm bruto në vit”, raporton Top-Channel.

Investime nevojiten edhe në rrjetin hekurudhor, 127 milionë euro, për aviacionin civil 10 milionë euro, ndërsa për transportin detar 8 milionë. 

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=330958&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.