Me shkollë partie

Postuar në 12 Korrik, 2016 21:18

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalë me rastin e festimeve të 25 vjetorit të themelimit. Në vazhdën e sensit autokritik, sa herë që dallga e aktiviteteve e nxjerr në bregun e bazës, kryetari i PS-së ka dhënë shfaqjen e realistit kur ka pranuar gabimet dhe punët e mira. Por më tepër rëndësi ka deklarata e tij se ka mësuar shumë. “Kam mësuar shumë në 10 vite në drejtimin e Partisë Socialiste. Në drejtimin e PS-së njoha më shumë Shqipërinë. Kam mësuar shumë për vendin, për veten për pushtetin dhe në dyshimin. Kam pasur mundësinë e rallë të njoh më mirë cilësitë dhe kufizimet e mia, forcën dhe pushtetin, kompleksitetin e jashtëzakonshëm të rrugës së ndryshimit. Kam pasur fatin të njoh shumë njerëz dhe të mësoj shumë nga njerëzit. PS është një shkollë e ngritur mbi parimin se askush nuk mund të ketë të drejtë për çdo gjë dhe gjithmonë. Këtu kam mësuar se pavarësisht se kush je, i vetëm mund të arrish shumë pak dhe jo gjithmonë ajo që mund të arrish është një mundësi e përbashkët”, tha Rama ndër të tjera.

Comments

Submitted by tele GALLATA (not verified) on

Bravo Edi RAMA.
TE QOFSHIM FALE PER FJALET E VETETA SE "paske mësuar shumë për vendin, për veten për pushtetin"
Por te lutem o XHAN mund te mi pergjigjesh pyetjeve :
- SE PERSE DHE DERI KUR DUHET TE PAGUAJME NE SHQIPTARET E MBETUR KETU QE TE MESONI JU PIKTORET DHE MJEKET " për vendin, për veten për pushtetin" ??
- Kush te tha qe ke mesuar, Taulant Nalla ( me fal BALLA) ??
- Po ne 2017 e pas edhe ne ke mesuar (POR QE DO KALOSH PLEQERINE ME KOCON) c'na hyne ne pune neve, e perse duhet te paguajme faturen per "nxenjen" tende ?
- Po karrocieret, banakieret, berberet .....ret, ..........ret, ............. kane te drejte te mesojne si ti me leket tona ?
- A te duhet e drejte shprehja " I keni dale zot si magjypi DINIT" ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.