Google informon klientët se është nën përgjim nga qeveria amerikane

Postuar në 12 Korrik, 2016 10:39

Gjigandi i kërkimit në internet, Google denoncon qeverinë amerikane se ndërmerr pothuajse 4 mijë sulme kibernetike në ditë, duke cënuar privatësinë dhe konfidencialitetin e informacionit që përpunojnë klientët e saj. Duke folur më kongresin e organizuar nga revista Fortune në Colorado, zv/presidentja Dian Green bëri publike edhe shifrën e sulmeve të dedektuara nga sistemet e sigurisë së Google.
Për këtë kërcënim kibernetik zv/presidentja e Google tha se kompania ka nisur të informojë klientët e saj, praktikë që e ka ndjekur më pas edhe Microsoft.
Google, një kompani me pozita dominuese në fushën e kërkimit më internet, promovon fort sistemin Android për telefoninë celulare, por edhe një gamë të gjerë shërbimesh dhe aplikacionesh, është e para kompani që informoi klientët se ka dedektuar sulme përgjuese nga qeveria amerikane. Paralelisht me informimin e klientëve Google thotë se lançon paketat të sigurisë për të mbrojtur privatësinë e e klientëve që përdor shërbimet e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.