Arrestohen dy policë, kultivonin kanabis në Pukë

Postuar në 12 Korrik, 2016 17:33

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka vënë në pranga 2 punonjës policie të Komisariatit Pukë, për shkak se akuzohen për “Kultivim bimësh narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Dy të arrestuarit që mbajnë gradën “inspektor”, Bib Kol Luka, 48 vjeç dhe Gjergj Mark Dodani, 51 vjeç, dyshohen se kanë raportuar të dhëna të rreme për kultivimin ose asgjësimin e bimëve narkotike në zonën ku kryenin shërbimin.

Nga hetimet disa mujore të kryera ka rezultuar se në njësitë administrative Luf-Qerret dhe në Qelëz, kishte zona të mbjella me bimë narkotike, të cilat u shkatërruan në një aksion të policisë gjatë këtyre ditëve. Dy punonjësit e policisë të arrestuar kishin relatuar të dhëna të rreme, ndërkohë që në aksionin e Policisë u asgjësuan mbi 21 mijë rrënjë bimësh kanabis sativa. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.