Zbardhet propozimi amerikan për reformën në drejtësi

Postuar në 11 Korrik, 2016 13:42

Të gjitha pikëpyetjet që u ngritën pas vizitës së ndihmësmsekretares amerikane, Vikroria Nuland janë mbi përmbajtjen e propozimit që SHBA u ka ofruar palëve për reformën në drejtësi. Palët janë treguar të rezervuara për të dhënë detaje mbi këtë propozim, aq sa Petrit Vasili u detyrua t'i drejtohet me një letër kryetarit të Komisionitë të Posaçëm të Reforms, Fatmir Xhafaj për të mësuar çfarë po negociohet.

Ky propozim thekson se seleksionimi i kandidaturave për anëtaret e institucioneve të reja të drejtësisë qe do bëjnë Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të bëhet nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, duke lënë kështu ne fuqi parashikimet e bëra aktualisht ne draftin kushtetues. Por formula e amerikanëve ka përfshirë edhe një pjesë të propozimit të opozitës, duke përcaktuar se 12 anëtarët e komisionit të posaçëm të kualifikimit, do të zgjidhen nga një komision me përbërje te barabarte opozite-mazhorancë. Më herët kryeministri e konsideroi Komisionin Ad Hoc si kalim nga vendet e rezervuara tek vendet e blinduara.

Burime nga PD bëjnë me dije se kjo formule ishte në tryezen e palëve për negociim të mëtejshëm me qëllim detajimin e saj. Sipas PD partnerët ndërkombëtarë po bëjnë të gjitha përpjekjet për t'i qëndruar rekomandimit 88 të Venecias. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.