U sulmua TIA për sigurinë, por për asnjë çast për çmimet e biletave

Postuar në 11 Korrik, 2016 20:43

Qeveria, apo më saktë ministri i Brendshëm i saj, sulmuan për ditë tëra konçesionarin e Rinasit, për arsye të mungesës së sigurisë. Tani që ngjarjes së grabitjes i humbi tempi mediatik edhe sulmet ranë. Ndërkohë nëse ka një arsye për të cilën TIA duhet sulmuar janë çmimet e larta që aplikon e për të cilat qeveria nuk e vë ujin në zjarr. Është e vërtetë që ekzekutivi i tanishëm nuk ka përgjegjësi për komtratën, por për zgjatjen e saj po dhe përmbajtja e kontratës së re, publikuar në Fletoren Zyrtare, është zhgënjyese. Çmimet janë më të lartat në Europë, këtë thonë operatorët dhe ky duhet të ishte një shqetësim që qeveria nuk duhet ta hiqte nga axhenda.

500 euro vetëm vajtje për në Romë, Milano, apo Bolonja, raporton “Report Tv”, çmime që janë të papranueshme. "Çmimet kanë arritur një mesatare më të lartë se vitet e tjera. Në sezonin e verës kanë arritur një mesatare deri në 500 euro drejt Italisë. Preferojnë më shumë që të zgjedhin fluturime dyshe ose treshe, ose zgjedhin kompani që të bëjnë tranzite më të gjata, për një çmim më të ulët, sepse fluturimet e afërta, Shqipëri-Itali që janë një distancë e vogël, janë shumë të largëta se distancat e mëdha", shprehet një tjetër operator turistik, raporton “Report Tv”.

Çmime të kripura për një vend si Shqipëria nga më të varfrit, por edhe me treg të mirë fluturimesh për arsye të popullsisë së madhe jashtë vendit. Arsye për këto çmime jepen disa: "Këto rritje çmimesh janë nga rritja e tarifave prej koncensionit të Rinasit. Ka tre shqetësime. Shqetësimi i parë është se aeroporti i Rinasit vijon të mbetet më i shtrenjti në rajon dhe Europë, shqetësimi i dytë është karburanti për kompanitë ajrore që në Tiranë vijon të mbetet më i shtrenjti në rajon dh Europë dhe shqetësimi i tretë janë taksat e aeroportit të Tiranës vazhdojnë të jenë më të larta në rajon", theksojnë operatorët turistikë.
Si jo më keq çdo gjë e sërish asgjë nuk duket se do të bëhet. Përveç zgjatjes së kontratës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.