Rritet tensioni diplomatik SHBA-Rusi, zyrtarë "non grata" dëbohen nga Moska dhe Uashingtoni

Postuar në 10 Korrik, 2016 10:49

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuam dëbimin nga vendi të dy zyrtarëve rusë si reagim për një sulm ndaj një diplomati amerikan në Moskë, edhe Rusia nga ana e saj njoftoi dëbimin e dy zyrtarëve amerikanë nga vendi.
Rritja e tensionit diplomatik mes dy vende vjen në një kohë kur NATO vendosi instalimin e një force shumëkombëshe me rreth 4 mijë trupa në vendet Balltike dhe Poloni. Moska e motivoi dëbimin e dy zyrtarëve të ambasadës amerikane me argumentin se ishin agjentë të CIA-s. "Pas veprimit të tyre armiqësor, dy zyrtarë të ambasadës së SHBA u detyruan të largohen nga Moska. Ata u shpallën persona "nin grata" për veprimtari që bien ndesh me misionin e tyre diplomatik"- deklaroi zv/miistri i Jashtëm rus, Sergei Riabkof.
Incidenti lidhet me përplasen e një punonjësi policie dhe një diplomati amerikan në hyrje të ambasadës amerikane në Moskë, kur polici rus kërkoi të njihej me dokumentet e zyrtarit amerikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.