Kërcënimi i pavend i kryeministrit: “Po vjen “zonja e hekurt”...

Postuar në 09 Korrik, 2016 16:44

Mazhoranca ka përqendruar shpresat te karta “Nuland” për reformën në drejtësi. Apo më saktë: për kalimin të pandryshuar të variantit të saj më datë 21 korrik. Ndihmës sekretarja e Shtetit vjen nesër në Tiranës dhe kryeministri Edi Rama ka nxituar të japë interpretimin e vet për vizitën e kësaj zyrtareje: “Ardhja e zonjës hekurt nga Washingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar reformën në drejtësi, jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformë në drejtësi,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa shtoi se “jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në parlament. Ju po pyesni për C- në, por C-ja vjen pas B-së”, tha Rama. Epitetet janë qartë një mesazh për opozitën ndaj së cilës kryeministri po duket se ka dëshirë ta presojë. Vizita e Nuland e gjen në fakt PD-në me një formulë të propozuar publikisht për nenin 88, të cilën e ka hedhur poshtë ambasadori Donald Lu. Mbetet për t’u parë nëse opozita do t’i përmbahet qëndrimit të vet apo do të çedojë përpara një zyrtareje që thuhet se vjen për reformën në drejtësi, të cilën Donald Lu e cilësoi si interes kombëtar të SHBA-së, edhe pse kjo është shumë e paqartë se çfarë do të thotë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.