Kush do të fitojë në 21 korrik, Lu apo Berisha?

Postuar në 08 Korrik, 2016 02:13
Eduard Zaloshnja

Pas shumë e shumë ecejakesh në zyrën e Berishës, ambasadori Lu e ka ndarë mendjen se nuk mund ta sigurojë dot miratimin e Berishës për një reformë në drejtësi që do t’i vinte vëzhguesit ndërkombëtarë në rolin e arbitrit. Pavarsisht se ç’thonë apo ç’shkrujanë çdo ditë Rama, Basha, Xhafa, Bylykbashi e të tjerë, beteja e vërtetë në 21 korrik, ditën kur do të votohet në Kuvend për reformën në drejtësi, do të jetë ajo në distancë mes ambasadorit Lu e Berishës.

I pari është bërë zëdhënësi kryesor i trupit diplomatik në Tiranë dhe po bën një fushatë lobimi që të paktën 94 deputetë të votojnë draftin e miratuar në 14 qershor, i cili u jep vëzhguesve ndërkombëtarë një rol kryesor kryesor në procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar apo të paftë. Ndërsa i dyti, Berisha, do që këtë rol ta kenë përfaqësuesit e partive shqiptare. Ai do që një komision me përbërje gjysëm nga opozita e gjysëm nga mazhoranca të përzgjedhë “spastruesit” e sistemit, dhe pastaj këta të fundit të votohen me 2/3 në Kuvend. Me fjalë të tjera, që të mos zgjidhen dot, në qoftë se nuk do Berisha…

Ndërkohë që ambasadori Lu po takon një nga një deputetë të opozitës, dhe duket se po ka sukses me disa prej tyre në përpjekjet për t’ua mbushur mendjen të votojnë për draftin e përkrahur nga kanceleritë perëndimore, mbetet mister qëndrimi që do të mbajnë deputetët e LSI-së. Njëri prej tyre, Përparim Spahiu, ka deklaruar hapur se është kundër rolit kryesor të vëzhguesve ndërkombëtarë në spastrimin e drejtësisë. Nuk i dihet nëse deputetë të tjerë të LSI-së do të ndjekin shembullin e tij deri në 21 korrik. Ndërsa drejtuesit kryesorë të kësaj partie vazhdojnë t’i mëshojnë nevojës për konsensus, por pa theksuar nëse e kanë fjalën për konsensusin partiak apo për konsensusin individual e të paktën 94 deputetëve.

Me sa duket, beteja e 21 korrikut mes ambasadorit Lu e Bershës do të përcaktohet nga qendrimi i LSI-së, ashtu siç është përcaktuar beteja mes Ramës e Berishës në zgjedhjet e 2007-ës, 2009-ës, 2011-ës dhe 2013-ës. Për të mos thënë se LSI-ja do të jetë përcaktuese edhe në zgjedhjet e rradhës, në betejën mes Ramës e Berishës… 

Comments

Submitted by Dimri i madh (not verified) on

Zaloshnja eshte nxituar pak ne titull
Duhej te ishte, AMERIKA KUNDER KRIMINELIT HAJDUT BERISHA.
DONALD LU, perfaqeson Ameriken, ndersa Berisha e Basha, perfaqesojne vetem VETVEHTEN, dhe jo PD ne pergjithesi, ku ka shume e shume burra e gra te ndershme.
Me 21 korrik, do te fitoje, DREJTESIA kundrejte KRIMIT TE ORGANIZUAR ne Shqiperi, qe perfaqesohet nga KRYEKRIMINELI E KRYEHAJDUTI SALI BERISHA ME LUL BASHEN & CO.
Vetem keshtu duhet kuptuar data 21 korrik i nderuar Zalo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.