Shalsi angazhohet të shpëtojë nga falimenti industrinë e riciklimit

Postuar në 07 Korrik, 2016 17:21

Pas depozitimit në Kuvend të projektligjit që kërkon ndryshimin e ligjit për mbetjet, duke lejuar importin e disa kategorive, deputeti i PS dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Veprimtarisë, Eduart Shalsi ka deklaruar se iniciativa ka si qëllim shmangien e falimentimit të industrisë ricikluese në Shqipëri. "Disa vjet më parë qeveria mori masën e moratoriumit për mbetjet. Shpresonim që industria e riciklimit të përdorte sa më shumë lëndë vendase, por ishte e pa mjaftueshme për të mbajtur industritë në gjendje pune. Pas konsultimeve me ambientalistët, një pjesë bien dakord një pjesë jo, vendosëm që të propozojmë heqjen nga lista e importit të atyre që quhen lëndëve të para sekondare”, deklaroi Shalsi.

Por cili është ndryshimi nga ligji që qeveria shfuqizoi menjëherë pas ardhjes në pushtet? “Në krahasim me 2013 sot kemi një doganë më të kontrolluar më profesionale dhe mjete më të mira dhe mënyra e hyrjes është më e fortë se më parë. Iniciativa është për të mbajtur në këmbë industrinë e riciklimit, që duhet fuqizuar më tej. Megjithatë në fund do të presim qeverinë që të shprehet për propozimin”-deklaroi Shalsi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.