Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Mynih

Postuar në 07 Korrik, 2016 09:57

Qeveria shqiptare ka vendosur zgjerimin e shërbimit diplomatik në Republikën Federale të Gjermanisë. Në mbledhjen e datës 6 korrik, qeveria miratoi hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Mynih. Propozimi është bërë nga ministri i Jashtëm. Misioni diplomatik shqiptar në Berlin u vu në provë gjatë krizës së azilkërkuesve vitin e kaluar, por nga të gjitha raportimet, ambasada shqiptare thjesht u transformua në një shtojcë informative të Ministrisë të Brendshme gjermane për të dhënat e kërkuara për azilkërkuesit, për të mos dhënë asnjë ndihmë tjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.