Basha kalon nga Athina

Postuar në 07 Korrik, 2016 09:57

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet në Athinë, ku sot do të takohet me shefin e opozitës greke, kryetarin e Demokracisë së re, Kyriakos Mitsotakis, si dhe me aktorë të tjerë të jetës politike dhe publike greke. Kryetari i PD ka thënë se në takimin me homologun e tij grek, do të hidhen bazat për t’u zgjidhur në mënyrë të emancipuar problemet që mbajnë peng marrëdhëniet shqiptaro-greke.

 “Besoj dhe shpresoj fort që përmes këtij takimi përmes kësaj ftese që i jam përgjigjurt pozitivisht të kreut aktual të opozitës dhe sipas sondazheve, kryeministrit të ardhshëm të Greqisë, të hedhim bazat e një bashkëpunimi, jo thjesht si dy parti morta që aderojnë me të drejta të barabarta në partinë Popullore Europiane, por midis dy forcave politike të cilat në mënyrë të emancipuar por të vendosur, t’u japin zgjidhje problemeve që mbajnë peng marrëdhëniet shqiptaro-greke”.-deklaroi Basha.

Përcveç liderit të opozitës greke, Mitsotakis, ai do të takohet edhe me grupin parlamentar të Demokracisë së Re. Gjithashtu kryetari i partisë demokratike do të zhvillojë një takim me kryesinë e komisionit parlamentar të politikës së jashtme, kryetaren e PASOK-ut Fofi Genimeta, dhe kryetarin e bashkisë së Athinës, Jorgos Kaminis.

Në këto takime, zoti Bashka do të diskutojë gjithë axhendën e marrëdhënieve shqiptaro-greke, por edhe problemet që preokupojnë emigrantët shqiptarë në Greqi, dhe natyrisht, edhe çështjet e mbetura pezull nga e kaluara, si çështja çame dhe ajo e pronave.

Comments

Submitted by Lulaqi Bazaqiu (not verified) on

Ky tipi nuk ka per te ardhur kurre ne pushtet dhe greqiu te gjeje parate per te paguar borxhet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.