2.2 miliardë lekë për marrëveshjen me “Microsoft Corporation”

Postuar në 07 Korrik, 2016 09:51

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit Marrëveshjen e Rinovuar për projektin e partneritetit strategjik me kompaninë “Microsoft Corporation”. Për këtë marrëveshje qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion rreth 2.2 miliardë lekë, nga të cilat 295 354 773 do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. “Fondi total prej 1 976 400 000 (një miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekësh për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga buxheti i shtetit. Fondi prej 295 354 773,79 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e treqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre presje shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, i parashikuar për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ky fond i alokohet Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”, thuhet në vendim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.