Përgjigjia e Haxhinastos për skandalin e grabitjes: Duhet të thellohemi se çfarë detyrash nuk kemi bërë

Postuar në 06 Korrik, 2016 11:12

Është nga ministrat që kalon nga skandali në skandal dhe me cinizmin që e karakterizon i shmanget çdo përgjegjësie. Ministria që ai drejton ka në varësi institucionet që përgjigjen për Menaxhimin Aeroportual, dhe në këtë pikë puna duket se ka çaluar pas problemeve me sigurinë në aeroportin e Rinasit. Burime thanë për Respublica se Ministria e Transporteve është sinjalizuar nga institucionet ligjzbatuese për mangësitë në funksionimin e aeroportit, por nuk ka vepruar për të vënë para përgjegjësisë konçesionarin. I pyetur për përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore në këtë drejtim, Haxhinasto tha :“Jemi në një proces hetimi dhe ky proces do  të shoh të gjitha përgjegjësite institucionale. Në përfundim të gjithë ata që janë përgjegjës do të përgjigjen sipas detyrave funksionale që kanë. Deri atëherë duhet të thellohemi se çfarë detyrash kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë”. Vlen të theksohet se Ministria e Transporteve rinegocoi marrëveshjen konçesionare me TIA-n duke i zgjatur kontratën në këmbim të të drejtës për të vënë në shërbim edhe aeroportin e Kukësin për fluturime ndërkombëtare. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.