Mandati i Rakip Sulit, Kushtetuesja vendos më 14 korrik

Postuar në 06 Korrik, 2016 09:49

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 14 korrik kërkesën për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli. Deputeti i PS-së në Tiranë akuzohet nga PD se ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij Aurora Group e cila është në pronësi të të birit. Opozita thotë se ambientet e kompanisë në fjalë i janë dhënë me qira OSHEE-së. Në 14 prill Kuvendi vendosi me shumicë votash dërgimin e mandateve të Leskajt dhe Sulit në Gjykatën Kushtetuese. Por për rastin e deputetes Valentina Leskaj, Gjykata Kushtetuese refuzoi shqyrtimin me argumentin se fëmijët nuk janë objekt i papajtueshmërisë së mandatit. Edhe deputeti Suli pretendon se godina e Autora Group është në pronësi të të birit, megjithatë kërkesa për mandatin e tij do të shqyrtohet nga Kushtetuesja. Për përfitim të fondeve publike Gjykata Kushtetuese i ka hequr mandatin deputetit Koço Kokëdhima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.