Farage jep dorëheqjen: Nuk jam politikan profesionist, erdha nga rruga dhe nxora Britaninë nga BE (video)

Postuar në 04 Korrik, 2016 12:15

Vendimin i tij për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë për Pavarësinë e Anglisë njoftoi  lideri ksenofob i saj Nigel Farage, i cili udhëhoqi referendimin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.“Gjatë referendumit kam thënë se unë dua të më kthejnë vendin tim, tani unë dua jetën time mbrapsht"-deklaroi Farage.

Kjo nuk është hera e parë që Farage jep dorëheqjen nga UKIP. Diçka të ngjashme ai e kishte bërë edhe në vitin 2015, kur  nuk ishte zgjedhur deputet. Por pas presionit ai ndryshoi mendim dhe u kthye në skenën politike. "Kjo nuk do të ndodhë këtë herë", sqaroi  Faragë në reagimin e sotshëm.

“Kam vendosur të japë dorëheqjen nga kreu i UKIP, pasi fitorja në referendum do të thotë se ambiciet e mia politike janë përmbushur. Hyra në këtë garë nga biznesi, jo për tu bërë politikan profesionist po sepse kam kërkuar që ky komb të qeveriset vetë.  Edhe pse do të largohemi nga Bashkimin Evropian, kushtet e tërheqjes nuk janë ende të qarta. Nëse do të ketë ka një tërheqje të madhe nga qeveria dhe votuesit e Partisë Laburise, atëherë ditët më të mira për UKIP nuk kanë ardhur akoma.”-thotë Farage. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.